Mësoni gjuhën programuese Scratch në CacttuKids
Programi për kodim CacttuKids ka filluar me grupet e reja të kurseve për fëmijë dhe adoleshentë. Tani, të rinjtë në CacttuKids kanë mundësi që çdo të shtunë të mësojnë gjuhën programuese Scratch, ku ne presim gjithë entuziazmin dhe kreativitetin e tyre. Gjatë dy muajve të rinjtë do të mësojnë të programojnë projekte me anë të Scratch, do të argëtohen përmes aktiviteteve të ndryshme, do krijojnë shoqëri të re dhe do ndajnë pasionin për teknologji me të tjerët.
Me anë të këtij kursi, fëmijët në CacttuKids nuk do të mësojnë vetëm si ta përdorin gjuhën programuese Scratch por edhe si të zgjidhin probleme në mënyra interesante dhe të krijojnë gjëra të bukura me ndihmën e një kompjuteri. Në CacttuKids, përmes programit Scratch, fëmijët dhe adoleshentët do të kenë mundësi programojnë storjet e tyre interaktive, lojërat dhe animacionet, e të cilat mund t’i ndajnë me komunitetin online dhe shoqërinë e tyre. Scratch u ndihmon të rinjve të mësojnë se si të mendojnë në mënyrë kreative, kritike dhe të punojnë në ekip , e cila mund të thuhet se është një aftësi thelbësore për jetën në shekullin e 21-të.
Ky program është i projektuar për të qenë argëtues, edukativ dhe i lehtë për t’u mësuar. Në Scratch përdoren mjete për krijimin e storjeve interaktive, lojërave, artit, simulimeve dhe më shumë, duke përdorur programimin me anë të blloqeve. Trajnimet me anë të gjuhës programuese Scratch përdoren kryesisht për një sërë qëllimesh arsimore dhe argëtuese duke u nisur nga projektet e matematikës dhe shkencës, deri tek storjet e animuara të shkencave shoqërore dhe artit interaktiv.
Scratch është program që mësohet në gjithë botën, i themeluar nga MIT Media Lab. Ky laborator kërkimor është pjesë e Institutit të Teknologjisë të Massachusetts, i përkushtuar për projektet që kanë të bëjnë me konvergjencën e teknologjisë, multimedia, shkenca dhe dizajn.
Në CacttuKids, fëmijët dhe adoleshentët kanë mundësi të programojnë me Scratch me ndihmën e instruktorëve profesional të kësaj fushe. E shtuna në CacttuKids, i takon eksperiencave të reja, eksplorimit të botës së teknologjisë dhe krijimit të projekteve që vijnë nga imagjinata e secilit fëmijë.
Ju presim çdo të shtunë, nga ora 10:00.
Regjistrohu këtu, deri më 1 dhjetor 2017!
Comments are closed.