fbpx

12 shkathtësi që punëdhënësit në fushën e teknologjisë së informaconit i kërkojnë

Kur kompanitë kërkojnë të punësojnë dikë në fushën e teknologjisë, përpos shkathtësive profesionale, në shumicën e rasteve kërkojnë edhe dikë që përshtatet me politikat e kompanisë. Prandaj, ajo se çfarë kërkojnë punëdhënësit në fushën e teknologjisë, ndryshon, varësisht se çfarë shkathtësie dëshirojnë t’ia shtojnë ekipit, dhe çfarë mjedisi dëshirojnë të krijohet ne vendin e punës. Por, edhe pse diploma dhe kualifikimet janë shumë të rëndësishme, nuk janë faktori i vetëm që ndikojnë në përzgjedhjen e një kandidati.
Këto janë disa nga ato tipare, të cilat kërkohen nga punëdhënësit në fushën e teknologjisë.

1. Kërkojnë dikë që është i gjithanshëm
Përpos shkathësive profesionale të fituara gjatë shkollimit, një kandidat i mirë është ai që ka dëshirë të zgjidhë problem reale dhe të punojë drejtëpërsëdrejti me konsumatorë. Kjo është ajo që e bën dallimin mes kandidatëve që janë vetëm të mençur, dhe atyre që janë kandidati ideal për kompaninë.

2. “Soft Skills” i shtojnë vlerë një ekipi
Një inxhinier softuerik duhet të jetë i aftë në fushën e vet, kurse “soft skills” i mundësojnë që ta dëshmojë këtë gjë. Shkathësitë e buta (soft skills) poashtu i mundësojnë që të krijohen marrëdhënie të mira me anëtarët e tjerë të ekipit, dhe kjo ndikon që ekipi të jetë më i fuqishëm si tërësi.

3. Kërkojnë dikë që ka motivim të brendshëm
Kjo është njëra ndër shkathësitë më me rendësi, për shkak se personat e motivuar janë më të kënaqur me punën që e kryejnë, dhe nuk motivohen vetëm nga një pagë e mirë për ta kryer sukseshëm punën që e bëjnë.

4. Përshtatje me kulturën e punës
Një anëtar i ekipit, që nuk përshtatet me ambientin dhe ekipin, që nuk e kupton misionin dhe vizionin e kompanisë, mund të ndikojë negativisht edhe tek pjesa tjetër e ekipit. Prandaj, dikush që përshtatet me kompaninë dhe mund të funksionojë si pjesë e ekipit ja vlen të punësohet.

5. Dikush që është i etur për dije
Zakonisht këta individë, që vazhdimisht kanë dëshirë të përparojnë dhe të mësojnë gjëra të reja, që nuk stagnojnë në një pikë, janë kandidatë të përkyer. Dikush që ka dëshirë të mësojë gjëra të reja, dhe që vazhdimisht i shtojnë potencialit të tyre, janë më kreativë dhe mund të ndryshojnë për të mirë punën që ekipi e bën.

6. Të jeshë në rrjedha me ndryshimet e fundit është shumë me rendësi, sidomos në siguri kibernetike
Në fushën e teknologjisë, e sidomos në fushën e sigurisë kibernetike, vazhdimisht gjërat evoluojnë dhe adaptohen. Njohuritë shumë shpesh vjetrohen, për shkak të risive të shumta, prandaj një antëtar adekuat i ekipit është dikush që ka dëshirë të mësojë vazhdimisht përgjatë karrierës.

7. Pasioni mbi të gjitha
Kur vjen puna tek punësimi, pasioni për punën që e bën ka rëndësi shumë të madhe. Çdokush mund të mësohet dhe të përmirësojë shkathësitë teknologjike, por interesimi i vërtetë për diçka nuk është shkathësi që mund të mësohet. Prandaj, dikush që është i dhënë pas punës që bën, është një kandidat që ja vlen të punësohet.

8. Dëshira për të përparuar është qenësore
Dëshira për të mësuar dhe për të bërë diqka më shumë ka rëndësi: ne po jetojmë në një kohë ku ndryshimet janë të shpejta dhe të shpeshta. Kompanitë që mund të adaptohen me ndryshimet shpejt ja arrijnë të mbijetojnë, prandaj dikush që është në gjendje të përshtatet shpejt me ndryshimet brenda një kompanie ka kualitete të një kandidati të mirë.

9. Kërkojnë njerëz që ndërmarrin veprime
Shpeshherë, kompanitë kërkojnë njerëz që janë edhe anëtarë ekipi edhe liderë kur është nevoja-prandaj shpesh kompanitë preferojnë të punësojnë njerëz që mund të mendojnë në mënyrë strategjike dhe që i qojnë punët përpara.

10. Shakthësi për zgjidhje të problemeve së bashku me ekip.
Një ndër tiparet më me rëndësi, që punëdhënisit e kërkojnë tek kandidatët potencialë, është aftësia për të punuar në ekip dhe për të zgjidhur problem të ndryshme në bashkëpunim ekipor. Dikush që është në gjendje të punojë për zgjidhjen e një problem, dhe e bën këtë duke përfshirë një grup më të madh njërzish, është në gjendje të vijë me zgjidhje më kreative të problemeve dhe të sjellë rezultate më të mira.

11. Aftësi për të përparuar në punë edhe me mungesë informatash
Nganjëherë, sidomos në fushën e teknologjisë, është e nevojshme të vazhdohet me zgjidhjen dhe përparimin e qështjeve të ndryshme, edhe nëse ke mungesë informatash. Prandaj, një kandidat që fillon të gjejë mënyra për zgjdhjen e problemeve, në vend se të presë dikë ta servojë me informata ose që dikush t’ia ofrojë zgjidhjen e përkryer është dikush që ja vlen të punësohet.

12. Të jeshë në gjendje për ta pranuar se nuk i di të gjitha
Të punosh në fushën e teknologjisë, do të thotë të mësosh gjëra të reja përgjatë karrierës. Vullneti që dikush ka për të mësuar nuk është diqka që bie në sy gjatë intervistave për punë, prandaj është në rregull ta pranosh që ka gjëra që nuk i di, sepse kjo tregon se ti ke vullnetin dhe dëshirën për të mësuar gjëra të reja, dhe nuk frikësohesh nga gjërat që nuk i di, përkundrazi i identifikon ato dhe i mëson.

Adaptuar nga: 12 Key Traits Technology Leaders Need To Look For When Hiring
Comments are closed.