10 këshilla të dobishme për studentë
Periudha e studimeve është një pjesë e rëndësishme e jetës së secilit student. Në shumicën e rasteve kjo periudhë është udhëkryqi drejt krijimit të një jete dhe karriere të qëndrueshme. Për t’ju ndihmuar ta strukturoni sa më mirë periudhën e studimeve kemi përpiluar një listë me dhjetë këshilla (të zakonshme) por mjaft të dobishme:
Organizohu
Është shumë e rëndëshishme që gjatë studimeve të ndiqni me kujdes datat e afateve, eventeve, takimeve si dhe dorëzimit të punimeve. Organizimi poashtu nënkupton që të mbani CV-në të përditësuar, të keni shembuj të letrave motivuese të gatshme, dhe të mbani një regjistër të kontakteve profesionale- kështu do të jeni të gatshëm kur të shfaqen mundësi të reja.
Mos i shtyej punët për më vonë
Shumica prej nesh kemi tendencë t’i shtyejmë gjërat për më vonë. Mirëpo krijimi i një orari për t’ju përkushtuar studimeve dhe projekteve ju ndihmon që të mos stresoheni kur të vie koha për provime apo për dorëzim të punimeve.
Ndiq ligjëratat me rregull
Ligjëratat janë pjesë e rëndësishme e studimeve. Edhe një mungesë e vogël mund të ndikojë që ta humbisni hapin me materialet që shpjegohen. Edhe pse shumica e ligjëruesve lejojnë dy ose tri mungesa për student, është më mirë t’i ruani ato ditë për kur me të vërtetë keni arsye për të munguar.
Krijo kontakte të reja
Periudha e studimeve është një periudhë kur ju takoni njerëz të ndryshëm, dhe është koha më e mirë për të krijuar miqësi të reja. Por rrjetizimi nuk përfshinë vetëm shoqërimin me studentë të tjerë. Kjo periudhë është mundësi e mirë për të krijuar raporte me profesorë, këshilltarë akademikë, mentorë e kolegë – ndihma e të cilëve mund t’ju duhet në të ardhmen.
Praktiko shprehi të shëndosha të të mësuarit
Nëse bëhet në mënyrën e duhur, mësimi mund të jetë shumë efektiv, madje edhe argëtues. Disa prej gjërave që mund t’i praktikoni për ta përmirësuar procesin e mësimit janë: mos i grumbulloni të gjitha gjërat përnjëherë; largoni hutimet siç janë rrjetet sociale; gjeni një hapsirë të përshtatshme për të mësuar; bëni pushime të shkurtëra gjatë mësimit etj.
Shfrytëzo materialet që i ke në dispozicion
Sot keni burime të mjaftueshme që ju ndihmojnë të mësoni. Duke filluar nga laboratoret kompjuterike, hapësirat punuese, këshilltarët akademikë, tutorët, e të mos flasim për libra e materiale të tjera leximi. Të gjitha këto gjëra sot i keni në dispozicion, e pse të mos përfitoni në maksimum prej tyre?
Njihu me mësimdhënësit tuaj
Krijimi i një raporti më profesorë ju ndihmon shumë. Nëse krijoni raporte të mira mes studentit dhe profesorit ju do të ndjeheni më të lirë t’ju kërkoni ndihmë për letra rekomadimi, këshilla gjatë shkrimit të punimeve dhe në përgjithësi ndjekja e ligjëratës me atë profesor do të bëhet më e këndshme.
Apliko për ndihmë financiare
Në botën akademike ka mundësi të shumta përfitimi të bursave e granteve të ndryshme. Prandaj mbani hapin me risitë në fushën tuaj dhe aplikoni vazhdimisht në programe e grante për të cilat kualifikoheni.
Kultivo përvoja
Periudha e studimeve ofron mundësi të shumta për të krijuar përvoja të reja. Përmes angazhimit në punë praktike, ju fitoni përvojë drejt një karriere më të suksesshme. Një mënyrë e mirë për ta filluar këtë rrugëtim janë panairet e punës dhe karrierës.
Kujdesu për veten
Po ju tregojmë një sekret. Periudha e studimeve di të jetë stresuese, edhe të gjithë ndihemi të mbingarkuar në një pikë të caktuar. Kur ngarkesat janë të shumta është e lehtë të harrojmë që edhe shëndeti është po aq i rëndësishëm sa notat e larta. Megjithatë, mundohuni të hani ushqime të shëndetshme, të flini mjaftueshëm dhe të angazhoheni në aktivitet fizike- mos harro të kudesesh për veten.
Mos harro që secili student është ndryshe, prandaj eksperimento derisa të gjesh metodat që funksionojnë më së miri për ty.
Artikull i përshtatur nga: www.collegeraptor.com
Comments are closed.