fbpx

Trajnime Verore

Java Fundamentals

Fokusi i këtij kursi është t’u ofrojë studentëve një kuptim themelor të koncepteve të programimit kompjuterik duke përdorur gjuhën e programimit Java. Ata do të fitojnë njohuri dhe aftësi për të kryer analizën e problemeve dhe zhvillimin e algoritmeve dhe programeve kompjuterikë përmes ushtrimeve praktike, leksioneve, demonstrimeve dhe shembujve.

Dizajn Grafik

Ky kurs është krijuar për kandidatët të cilët janë të interesuar për krijimin e komunikimit vizual, posterave, maskotave,  dizajnimin e paketimeve, infografikave dhe brandbook-ut.

Kohëzgjatja e këtij kursi është 20 orë, brenda së cilave ju do të fitoni aftësi profesionale krijimin e dizajneve përmes Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator.