Qendra e karrierës në Cacttus Education, ka për qëllim zhvillimin profesional të studentëve. Si pikë kryesore ka përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Këtë arrin ta bëjë, përmes organizimit dhe mbajtjes së trajnimeve qoftë profesionle dhe ato të aftësive të buta.
Shërbimet që ofron kjo qendër janë:
- Informim dhe Orientim Profesional ·
- Këshillim Profesional ·
- Punësim ·
- Vullnetarizëm dhe mbështetje ·
- Rrjeti Alumni ·
Qendra për karrierë ofron mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë, duke i përfshirë: studentët e rinjë, të diplomuarit dhe atyre që kanë përfunduar studimet (alumni).
Zyrtarët e qendrës së karrierës
Projekti Alumni
Mësoni për përvojën e studimeve në Cacttus Eduation, drejtëpërdrejtë nga Alumni studentët tanë. Komunikoni drejtëpërdrejtë me ta, udhëzohuni dhe mësoni nga përvoja e tyre gjatë studimeve.
Çfarë ofrojmë për studentë
Për studentët e rinjë ofrojmë komoditet dhe siguri. Përgjatë dy viteve të studimit qendra për karrierë organizon trajnime të cilat i përgatisin më mirë studentët për tregun e punës.
Për studentët aktualë, ofrojmë vende të punës dhe praktikës (internships), e këtë arrijmë ta bëjmë falë bashkëpunimit të mirë me kompanitë më të mira në Kosovë, në fushën e IT-së.
Për studentët e diplomuar (alumni) synojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, në mënyrë që të shohim se ku janë dhe sa kanë arritur me karrierën e tyre. Ne jemi këtu t’ju ofrojmë mbështetje dhe t’i rekomandojmë në kompani të ndryshme.
Apliko
Regjistrohu për të studiuar në Cacttus Education