fbpx

Partneriteti për impaktin në TIK

Në partneritet me

Partneriteti për impaktin në TIK

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education ne partneritet me USAID kanë lansuar projektin tre-vjeçar “Partneriteti për Impaktin në TIK”. Ky projekt është një iniciativë e udhëhequr nga Cacttus Education në partneritet me Innovation Center Kosovo (ICK), Kosovo Women’s Chamber of Commerce (G7), International Business College Mitrovica (IBCM) dhe Cacttus. Qëllimi kryesor i këtij projekti është aftësimi dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës në fushën e teknologjisë informative (TIK). Me anë të këtij projekti, studentëve do ju ofrohen njohuri dhe shkathtësi që i plotësojnë kërkesat e tregut të punës, veçanërisht për sektorin privat. Përmes këtyre shkathtësive synohet që të plotësohen mangësitë në tregun e punës që paraqiten dukshëm si rrjedhojë e sistemit të arsimit në Kosovë.

Ky projekt ka ardhur si kërkesë e tregut për profesionistë të TIK-ut dhe si nevojë për krijimin e fuqive të reja punëtore në këtë fushë. Kështu, projekti do të përqendrohet në zhvillimin e një sistemi të vazhdueshëm profesional që i përshtatet nevojave të tregut, duke i aftësuar këta të rinj për tregun e punës në kohën e vendin e duhur.

Partnerët e përfshirë në këtë aleancë, do të punojnë për zhvillimin e projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK” përmes aktiviteteve të ndryshme që janë të parapara për tri vitet e ardhshme.

Përmes këtij projekti, të rinjve do ju ofrohen trajnime profesionale për tu aftësuar në fushën e teknologjisë.

Përveç trajnimeve, studentët do të kenë mundësi tashmë të studiojnë dhe certifikohen në shkollën e lartë profesionale për tu përgatitur për tregun e punës.

60 bursa në shkollën profesionale Cacttus Education

Një nga iniciativat e para të projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK” është ofrimi i 40 bursave për studime në fushën e teknologjisë së informacionit në Cacttus Education. Përmes këtyre bursave, 40 studentë mund të studiojnë në njërin nga dy drejtimet më të kërkuara në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjetave dhe sistemeve”.

60Bursa

të ofruara

160+

Përfitues nga trajnimet

50+Studentë

të angazhuar në punë dhe praktikë

Apliko

Regjistrohu për të studiuar në Cacttus Education

Tel.

+383 (0)38 600 237