fbpx

Profesorët tanë

Ardian Grezda
Ligjërues- Analizë dhe vizualizim i të dhënave; Siguria në web dhe media mobile

Ardian Grezda ka fituar titullin Master në Shkenca Kompjuterike nga King’s College London në vitin 2000. Ka kryer fakultetin në drejtimin Telekom me Informatikë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1994.

Ardiani ka mbi 15 vjet përvojë në gjuhët e mëposhtme të programimit: C ++, C#, Python, Visual Basic, ASP.net, etj. Ai gjithashtu ka përvojë në hartimin, implementimin dhe administrimin e bazës së të dhënave në SQLServer, Oracle, MySQL.

Ai ka 7 vjet përvojë si pedagog nga Universiteti i Prishtinës, kryesisht në lëndën e shkencave kompjuterike. Ardiani ka 3 vjet përvojë në mësimin e subjektit të analizës së të dhënave dhe vizualizimit duke përdorur gjuhën e programimit Python.

GitHub
Ardian Grezda
Ligjërues- Analizë dhe vizualizim i të dhënave; Siguria në web dhe media mobile
Azra Krasniqi
Ligjëruese- Teori dhe metoda shkencore

Azra Krasniqi është profesoreshë në Cacttus Education ku ligjëron lëndën “Teori dhe Metoda Shkencore”.

Azra ka vijuar studimet në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, drejtimi Elektro-Informatikë dhe Telekom, bachelor i sociologjisë, dhe magjistre e shkencave për studime zhvillimore (Development Studies) në University of Glasgow, Skoci, Mbretëri e Bashkuar. Karriera e saj në mësimdhënie ka filluar që nga viti 2011 në UBT. Përpos mësimdhënies, gjatë 10 viteve të fundit ajo ka punuar ekskluizivisht në sektorin energjetik, ku gjatë viteve ka qenë pjesë e zhvillimit të politikave dhe projekteve energjetike në Kosovë.

Azra Krasniqi
Ligjëruese- Teori dhe metoda shkencore
Bekim Krasniqi
Ligjërues- Infrastruktura e serverëve 2; Llogaritja në re

Përvoja e profesorit Bekim Krasniqi në arsim fillon qysh nga viti 1996 si profesor i lëndëve teknike, informatikës dhe programimit, ndërsa përvoja profesionale në lëminë e teknologjisë informative daton nga viti 2000, ku ka punuar dhe realizuar projekte të ndryshme. Ndër punët e realizuara janë: IT menaxher në komaninë amerikane të sigurimeve - AIG në Prishtinë , anëtarë ekipi në departamentin e IT-së në komaninë e sigurimeve “Kosova”, IT Sistem administrator në Telekomin e Kosovës.
Ai ka vijuar edhe trajnime të ndryshme në lëmin e teknologjise infromative në shumë qendra të njohura të si në : Vienë, Londër, Zagreb, Sofje, Shkup dhe Prishtinë.

Bekimi është edhe Microsoft Certified Trainer nga viti 2008 – 2020. Ai është i familjarizuar edhe me produktet e Microsoft-it që nga Windows NT 4.0, Windows Server 2000 deri te Windows Server 2019, Microsoft 365, Exchange Server, SCCM, Virtualizim, po ashtu edhe me SAN, McAfee, Veritas Backup Exec etj.

Bekim Krasniqi
Ligjërues- Infrastruktura e serverëve 2; Llogaritja në re
Burim Maxhuni
Ligjërues- Infrastruktura e serverëve; Virtualizimi i serverëve

Përvojat profesionale të profesorit Burim Maxhuni fillojnë që nga viti 2000 e deri më sot, duke realizuar shumë projekte brenda Telekomit të Kosovës, por jo vetem. Ai ka realizuar edhe shumë projekte në kompani të ndryshme. Ligjërimi ka qenë dhe mbetet një nga punët që i kryen me shumë vullnet që nga viti i largët 1993 deri më tani.

Produktet e Microsoft-it janë ato në të cilat është përkushtuar më së shumti, si Microsoft Windows Server 2000 deri 2019, Exchange Server 2000 deri 2019, SAN, Virtualizim, Cluster, McAfee, Backup and DR, etj.

Burim Maxhuni
Ligjërues- Infrastruktura e serverëve; Virtualizimi i serverëve
Drenushë Imeraj
Ligjëruese- Mobile Application Development

Drenushë Imeraj ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kompjuterike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht vazhdon studimet master për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me specializim në “Shkencat e të Dhënave”.

Nga viti 2015, Drenusha është angazhuar si zhvilluese e 📲aplikacioneve në platformën iOS, fillimisht në kompaninë Appsix dhe më pas në Zombie Soup, në Prishtinë.

Nga viti 2019, ajo është angazhuar si ligjëruese e Zhvillimit të Avancuar te Aplikacioneve Mobile dhe trajnimeve për zhvillim të aplikacioneve në platformën iOS.

Drenushë Imeraj
Ligjëruese- Mobile Application Development
Driton Azemi
Ligjërues- Rrjeta pa tela; Hyrje në infrastrukturën mobile

Driton Azemi është profesor në Cacttus Education ku ligjëron lëndët “Rrjeta pa tela; Hyrje në infrastrukturën mobile”.

Ai ka vijuar studimet në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, drejtimi Inxhinieri. Ai është Inxhinier i diplomuar, Fakulteti Elektroteknike, drejtimit: Telekomunikacion dhe Informatikë.

Ai ka mbi 17 vite përvojë pune në fushën e rrjetave dhe mësimdhënies. Nga viti 2006 ai punon si - Administrator Wireless Network në ISP Kujtesa Net, Prishtinë.

Driton Azemi
Ligjërues- Rrjeta pa tela; Hyrje në infrastrukturën mobile
Edon Sekiraqa
Ligjërues- Zhvillim i avancuar i ueb-it

Edon Sekiraqa has over 8 years extensive experience working for various clients and projects in every phase of Software Development Life Cycle, architecting critical projects across Multiple Domains, Technologies, Platforms, Databases and Enterprise Solutions, from business requirement gathering to project delivery. Experienced in various technology stacks. Highly motivated in full software life-cycle development including analysis, design and development of various software’s.

Demonstrated leadership and team skills as well as the ability to accomplish tasks under minimal direction and supervision. Proven history of utilising strong analytic skills and attention to detail to turn complex requirements into working systems.

Publikime
Edon Sekiraqa
Ligjërues- Zhvillim i avancuar i ueb-it
Liridon Sadiku
Ligjërues- Zhvillimi i aplikacioneve mobile

Liridon Sadiku ka kryer studimet themelore dhe master në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike ku dhe ka marrë titullin: Master i Shkencave të Inxhinierisë Kompjuterike. Tash e 7 vite merret me zhvillim të softuerit, i specializuar në zhvillim të aplikacioneve mobile në platformën Android. Ka punuar për kompani të ndryshme në vend dhe jashtë vendit (remote) si Inxhinier i Androidit. Momentalisht punon në kompaninë Zombie Soup në Prishtinë tash e 4 vite.

Liridon Sadiku
Ligjërues- Zhvillimi i aplikacioneve mobile
Luan Gashi
Ligjërues- Rrjetat kompjuterike 1,2,3 & 4

Luan H. Gashi ka kryer studimet pasdiplomike në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, drejtimi i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë. Me përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, arsimimin e shtuar profesional e ka bërë në Universitetin e Indianës në ShBA si dhe në akademitë mësimore të Cisco, Microsoft dhe CEPOL.
Disa nga projektet në të cilat ka pasur rolin kyç janë: Sistemi i komunikimit në Brigadën 311 të TMK-së, Qendra Simulative e TMK-së, Qendrat Operative Emergjente (112), Optimizimi i rrjetës për përkrahje të 3G-së tek Vodafone Albania & AMC, Qendra Operative e Rrjeteve në Abissnet, Privatizimi i KEK-ut, Perimetri i rrjetës kompjuterike për institucionet publike të RKS-së, Infrastruktura e TIK-ut në KEDS & KESCO, etj.

Luan Gashi
Ligjërues- Rrjetat kompjuterike 1,2,3 & 4
Naim Sulejmani
Ligjërues- Hyrje në programim; Programimi i orientuar në objekte

Naim Sylejmani aktualisht punon si analist i sistemit / udhëheqës i ekipit-it ne KEDS SH.A, i angazhuar me analizë/përmirësim të sistemeve aktuale dhe zhvillim të sistemeve të reja. Këto sisteme zakonisht janë sisteme të punuar me teknologji të ndryshme dhe ndërthurje e teknologjive të vjetra / reja. Gjithashtu ka marrë pjesë në projekte të ndryshme të zhvillimit të aplikacioneve/API të ndryshëm për korporata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Teknologjitë e përdorura: SQL (T-SQL në MSSQL dhe MySQL), NodeJS, ASP.NET MVC dhe WebForms, C# WinForm, Cross Platform Mobile App (Ionic Angular), Front-End teknologjitë si Angular/Vue/React, Javascript & JQuery, NoSQL database si MongoDB/Neo4j/Redis etj.

GitHub
Naim Sulejmani
Ligjërues- Hyrje në programim; Programimi i orientuar në objekte
Rrezarta Pllana
Ligjëruese- Dizajnimi dhe zhvillimi i bazave të të dhënave

Rrezarta Pllana është profesoreshë në Cacttus Education dhe ligjëron lëndën “Dizajnimi dhe zhvillimi i bazave të të dhënave”. Një gjë që i karakterizon ligjëruesit në Cacttus Education është përvoja që ata kanë në fushën të cilën ligjërojnë, gjë që sjell një perspektivë të re për studentët. Rrezarta Pllana ka mbi 4 vite përvojë në mësimdhënien universitare, dhe mbi 15 vite përvojë pune me databaza. Si rrjedhojë, studentët që ndjekin lëndën e databazave kanë rastin që vazhdimisht të mësojnë gjëra të reja nga mësimdhënësja që njëkohësisht është edhe profesioniste në këtë fushë.

Rrezarta Pllana aktualisht është edhe kandidate për doktoratë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Menaxhment. Ajo poashtu ka publikuar për STIKK “Femrat në teknologji”, punim ky që tregon për sfidat e femrave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, i publikuar në Prishtinë, Gusht 2014.

Rrezarta Pllana
Ligjëruese- Dizajnimi dhe zhvillimi i bazave të të dhënave
Shaqir Haliti
Ligjërues- Komunikimi në biznes

Shaqir Haliti është profesor i angazhuar në Cacttus Education që nga fillimi i shkollës. Ai, në kuadër të shkollës tonë ligjeron lëndën 'Komunikimi në Biznes'.

Zt. Haliti ka një përvojë relativisht të gjatë në fushën e arsimit dhe në përgjithësi në ngritjen e kapaciteve profesionale (Soft Skills). Që nga viti 2005 ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme që për qellim kanë pasur zhvillimin e programeve të ndryshme për ngritjen dhe avancimin profesional të të rinjëve dhe zyrtarëve të ndryshëm publik dhe privat në Kosovë. Në arsimin formal është aktiv nga viti 2010, ku ka ligjëruar në kolegje dhe institute të ndryshme lëndet: Planifikimin Strategjik; Ndërmarrësi; Menaxhimin e Projekteve, etj.

Shaqir Haliti
Ligjërues- Komunikimi në biznes
Veton Xhelili
Ligjërues- IT Fundamentals

Veton Xhelili është zhvillues biznesi dhe ligjërues në Cacttus Education. Ai ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në degën Automatikë dhe Elektronikë; si dhe ka të perfunduara trajnime dhe certifikime te nivelit Administrator dhe Inxhinier nga prodhues me renome boterore si Cisco, Microsoft, Oracle dhe CompTIA.

Veton Xhelili
Ligjërues- IT Fundamentals