Sipas një studimi të kryer nga organizata e punësimit Hired, profesionet me rritjen më të madhe në fushën e zhvillimit softuerik janë profesionet që përfshijnë kodimin e aplikacioneve të ndryshme për teknologjinë blockchain. Përmes anketës së kryer më 98,000 zhvilluesit softuerikë që e përdorin këtë platformë, është vlerësuar se për cilat profesione ka kërkesë më të madhe në industrinë e teknologjisë.
Sipas anketës, kërkesa për inxhinierë të blockchain, dhe inxhinierë të sigurisë është rritur më së shumti. Kurse ndër profesionistët më të kërkuar të fushës së teknologjisë radhiten:
Inxhinierët e sigurisë (Security Engineers)
Inxhinierët e kërkimit (Search Engineers),
Inxhinierët e blockchain (Blockchain Engineers),
Inxhinierët e të dhënave (Data Engineers),
Inxhinierët e machine learning (Machine Learning Engineers), dhe
Inxhinierët e lojërave (Gaming Engineers) etj.
Sa i përket zhvillimit, ndër gjuhët programuese që po shënojnë rritje janë:
Gjuha programuese GO
Gjuha programuese Scala
Gjuha programuese Ruby
Gjuha programuese Typescript dhe
Gjuha programuese Kotlin
Por edhe pse këto gjuhë programuese vlerësohen shumë prej punëdhënësve, prapseprapë përdorimi dhe depërtimi i tyre në komunitetin e zhvilluesve softuerikë mbetet i vogël.