fbpx

6 sygjerime qё do t’ju ndihmojnё tё shkruani Letrën Motivuese

Kur të aplikoni për punën të cilën e keni përzgjedhur, me siguri gjёja e parё qё e synoni ёshtё t’i lini pёrshtypje punёdhёnёsit.

Nese jeni duke kёrkuar mёnyra unike pёr t’u dalluar prej aplikuesve të tjerë, mё poshtё janё 6 mёnyra tё reja pёr tё shkruar Letrёn e Motivimit.

Zbërthe detajet
Punёdhёnёsve ju pёlqejnё numrat, veçanёrisht kur ata numra kanё kuptim. Prandaj është mirë që ta përshkruani pjesëmarrjen tuaj në një projekt duke përfshirë edhe numra si: orёt e punёs, sa persona kanё qenё tё pёrfshirё, sa ka zgjatur projekti etj.

Përdor një citat
Një citat i cili përdoret në mënyrën e duhur mund t’i shtojë vlerë letrës suaj të motivimit. Zgjidh një citat që lidhet me përvojën dhe pozitën për të cilën aplikoni. Lidheni atë me elementet e pervojës suaj dhe shpjegoni se si ai citat përmbledhë kualifikimet tuaja.

Trego një anekdodё tё shkurtёr
Kur punёdhёnёsit kёrkojnё kandidatё për ndonjë pozitë të caktuar, ata nuk shikojnё vetёm kualifikimet, por gjithashtu duan tё dijnё nёse jeni tё pёrshtatshёm me kulturёn e kompanisё të cilën ata e përfaqësojnë. Duke treguar ndonjё histori qё lidhet me rrugёtimin tuaj nё karrierё, i jepni mundësi punëdhënësit të fitojë një pasqyrë të personalitetit tuaj.

Ilustroni pasionet, ëndërrat dhe qёllimet tuaja
Punёdhёnёsit nuk dёshirojnё vetёm tё dijnё pse ju jeni tё kualifikuar pёr kёtё pozitё, por ata gjithashtu duan tё dijnё pse keni zgjedhur kёtё rrugё tё karrierёs. Punёdhënësit dёshirojnё tё punёsojnё punёtor pasionant sepse e dijnё qё kёta individё do tё jenё tё motivuar tё bёjnё punёn e tyre.

Flisni sikur tashmё jeni tё punёsuar
Kur filloni tё shkruani letrёn e motivimit pretendo sikur je nё një takim dhe njёri nga bashkëpuntorёt ose menagjerёt të cilët po të pyesin se pse zgjodhe tё punosh pёr kёtё kompani. Kjo ёshtё mёnyra më e mirё pёr tё treguar interesin tuaj nё letrën e motivimit.

Mbajeni letrën motivuese sa më të shkurtёr
Një përmbledhje e shkurtër ёshtё qelёsi kryesor kur aplikoni nё njё punё. Sa mё tё shkurtёra dhe mё tё fuqishme qё mund t’i krijoni deklarata aq mё e mirё do tё jetё letra juaj e motivimit.

Mos harroni, punёdhёnёsit nuk kanё shumё kohё pёr tё rishikuar letrat motivuese dhe rezumetё tuaja. Megjithatё nёse mund tё krijosh njё hyrje tё shkurtёr dhe tё ёmbёl, do ta ndihmoni punёdhёnёsin tё vendosё nёse duhet tё vazhdojё tё lexojё.

Artikull i përshtatur nga glassdoor.com

Comments are closed.