fbpx

Shpëtim Sadriu, IT Helpdesk

Shpëtim Sadriu është student i vitit të dytë në drejtimin Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve. Shpëtimi është një i ri shumë i përkushtuar dhe me vizion të qartë se çka pret nga përgatitja e tij profesionale.

Shpëtimi tregon:

Kam qenë qysh moti i fokusuar në teknologji. Fusha e administrimit të rrjetave ka qenë gjithmonë diçka që e kam dashtë. Kur ti e ushtron profesionin që e don, edhe puna që e bën më shumë është argëtim sesa punë.

Rreth studimeve në Cacttus Education ai thotë:

Planprogrami që Cacttus Education e ofron për studentët e drejtimit të rrjetave më është dukur shumë interesant dhe i përshtatshëm. Poashtu më ka pëlqyer qasja e profesorëve ndaj nesh. Profesorët e kanë vlerësuar faktin që jemi të ri në këtë lëmi edhe kanë ligjëruar me detaje për gjithçka çfarë duhet në profesion.

Rreth angazhimit në punë Shpëtimi thotë:

Aktualisht punoj si IT Helpdesk. Puna ime lidhet me studimet, dhe vazhdimisht kam mundësinë t’i aplikoj njohuritë e fituara. Studimet në Cacttus Education më kanë ndihmuar ta zgjeroj edhe më shumë horizontin e dijes, duke u bazuar në nevojat e tregut të punës.

Shpëtimi ka ambicje për t’u zhvilluar akoma më shumë në të ardhmen. Ai tashmë është i kyqur në tregun e punës, por këshilla e tij për të tjerët që janë në këtë rrugëtim është që gjithmonë të synojnë për më shumë, e që vazhdimisht të përfitojnë nga përvojat e reja.

Studenti Mid’hat Manxholli i punësuar si Full-Stack JavaScript Developer

Mid’hati studion në drejtimin “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” në Cacttus Education.

Për punën e tij me kompaninë amerikane Matrics Blockchain Mid’hati tregon:

Në Matrics punoj si Full-stack Developer. Merrem me teknologji të ndryshme si React, Node JS, GraphQL, në ekosistem të JavaScriptit. Më ka pëlqyer më së shumti realisht, sepse është njëra ndër teknologjitë më të fuqishme dhe që ka përdorim të gjerë. Momentalisht punoj në një projekt 91.life i cili është i lidhur me healthcare technology. Në vazhdimësi do të kemi edhe implementim të inteligjencës artificiale.

 

Ky profesion është mjaft sfidues dhe për t’u kyqur në tregun e punës të duhet njohuri paraprake. Na ka ndihmuar edhe Cacttus Education në këtë aspekt. Gjatë studimeve e kemi krijuar një themel, dhe kemi mësuar gjëra që përdoren konkretisht në praktikë; realisht i kemi “shti duart në kod”. Natyrisht pastaj edhe vet kam mësuar gjëra të reja, siç janë libraritë e ndryshme të JavaScript.

 

Stafi është shumë i mirë; na ka ndihmuar shumë mundësia me pasë qasje direkte tek dikush që e ushtron atë profesion që e ligjëron.

Cacttus Education i nxitë studentët të ndërlidhin studimet me punësim, dhe në këtë mënyrë i përgatitë ata për tregun e punës. Cacttus Education tani ka filluar regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve në programet e studimit më të kërkuara në fushën e teknologjisë.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Online

Stafit të Cacttus Education i bashkohet edhe studenti Shaqir Maliqi

Shaqir Maliqi është student i vitit të parë në Cacttus Education, ku studion Administrim i rrjetave dhe sistemeve. Ai njëkohësisht është angazhuar në punë praktike në fushën e IT-së në Cacttus Education, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve.

Për përvojën e tij në përzgjedhjen e fushës së studimeve, Shaqiri tregon:

Zgjedhja e programit të studimit kuptohet që ka qenë e vështirë. Si çdo nxënës që pas përfundimit të shkollimit të mesëm ka vështirësi në zgjdhjen e drejtimit ku ai dëshiron të vazhdojë, ashtu kam pasur edhe unë vështirësi. Drejtimi që unë e studioj, ka prespektivë. Unë e konsideroj që ne po jetojmë në kohën e teknologjisë, ku teknologjia po ecën shumë shpejt. Arsyeja pse kam zgjedhur drejtimin Administrimin e Rrjetave dhe Sistemeve Operative është sepse në treg ka më pak konkurencë dhe shumë kërkesa për punë. Përpos kësaj, përgatitja profesionale edhe për tregun e jashtëm të punës më nxiti që të vazhdoj në këtë drejtim.

 

Si çdo fillim, edhe fillimi i vitit të parë në Cacttus Education ishte sfidues. Por fatmirësisht, në Cacttus gjeta ngrohtësinë dhe komoditetin e duhur për t’u frymëzuar dhe për të vazhduar më tej. Edhe studentët edhe stafi ishin të përkryer për ta bërë njëri tjetrin të ndjehet si në shtëpinë e tyre. Fundja, Cacttus me të vërtetë u bë shtëpia jonë e dytë.

 

Planet e mia për të ardhmen janë të profesionalizohem më tej në drejtimin tim në Cacttus Education, gjë që Cacttus veç na e ofron çdo ditë. Në fund shpresoj të punësohem apo të vazhdoj t’a përcjellë atë që unë kam mësuar gjatë këtyre dy viteve.

Cacttus Education do të vazhdojë me angazhimin e studentëve në punë praktike, për t’ju mundësuar që të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë.