fbpx

Cacttus Education pjesë e “Sfidës së Dizajnit” nga KosLift

Cacttus Education punoi me dy grupet e pjesëmarrësve për sidat e paraqitura nga Shije Rugove dhe Rrota, duke i mentoruar gjatë punës në “Design Challenge”. Secili nga ekipet pjesëmarrëse kishte përzgjedhur një sfidë për ta zgjidhur dhe dizajnuar gjatë aktivitetit.

Cacttus Education poashtu i udhëhoqi tri ekipe për të punuar në sfidën e marketingut të paraqitur nga Cacttus Education|”Outreach Plan-për rëndësinë e shkollimit profesional”.

Ky aktivitet u përmbyll me pjesën e prezantimeve të punës së ekipeve, dhe shpalljes së ekipeve që do të punojnë për ta zhvilluar idenë e tyre mëtutje përgjatë muajit Maj.

Fotografi nga ‘Design Challenge”, KosLift

Cacttus Education pjesëmarrës në “Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2019“

Cacttus Education mori pjesë në Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2019. Ky panair u organizua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashkë me GIZ-in gjerman. Përpos bizneseve e kompanive të ndryshme, pjesë e panairit ishin edhe institucionet arsimore. Gjatë panairit, pjesëmarrësit u informuan edhe për mundësitë e ndryshme për bursa, trajnime dhe seminare.

Vizitorët e shtandit tonë, patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth trajnimeve profesionale dhe programit të studimeve që mund t’i ndjekin në Cacttus Education.

Cacttus Education mori pjesë në konferencën “Arsimi Profesional dhe Orientimi Profesional janë Politikë Ekonomike”

Cacttus Education mori pjesë në konferencën “Arsimi Profesional dhe Orientimi Profesional janë Politikë Ekonomike” e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare.

Gjatë kësaj konference u fol për shkollimin profesional dhe rëndësinë e tij për ekonominë e vendit.

Konferenca “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike” from Ekonomia Online on Vimeo.