fbpx

Milot Osmani, IT Administrator at Hi-Tech Systems

Miloti is finishing his last year of studies at Cacttus Education. He studies in the profile “System and Network Administration”, and currently works as an IT Administrator Hi-Tech Systems.

Shpëtim Sadriu, IT Helpdesk

Shpëtim Sadriu është student i vitit të dytë në drejtimin Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve. Shpëtimi është një i ri shumë i përkushtuar dhe me vizion të qartë se çka pret nga përgatitja e tij profesionale.

Shpëtimi tregon:

Kam qenë qysh moti i fokusuar në teknologji. Fusha e administrimit të rrjetave ka qenë gjithmonë diçka që e kam dashtë. Kur ti e ushtron profesionin që e don, edhe puna që e bën më shumë është argëtim sesa punë.

Rreth studimeve në Cacttus Education ai thotë:

Planprogrami që Cacttus Education e ofron për studentët e drejtimit të rrjetave më është dukur shumë interesant dhe i përshtatshëm. Poashtu më ka pëlqyer qasja e profesorëve ndaj nesh. Profesorët e kanë vlerësuar faktin që jemi të ri në këtë lëmi edhe kanë ligjëruar me detaje për gjithçka çfarë duhet në profesion.

Rreth angazhimit në punë Shpëtimi thotë:

Aktualisht punoj si IT Helpdesk. Puna ime lidhet me studimet, dhe vazhdimisht kam mundësinë t’i aplikoj njohuritë e fituara. Studimet në Cacttus Education më kanë ndihmuar ta zgjeroj edhe më shumë horizontin e dijes, duke u bazuar në nevojat e tregut të punës.

Shpëtimi ka ambicje për t’u zhvilluar akoma më shumë në të ardhmen. Ai tashmë është i kyqur në tregun e punës, por këshilla e tij për të tjerët që janë në këtë rrugëtim është që gjithmonë të synojnë për më shumë, e që vazhdimisht të përfitojnë nga përvojat e reja.

Ditën botërore të radios studentët e Cacttus Education e shënuan me projektin “World Radio Day”

Radioja mbetet njëra ndër mediat më gjithëpërfshirëse dhe dinamike në botë. Qëllimi radios sot është të bashkojë komunitetet dhe të strehojë dialog pozitiv për ndryshim.

13 shkurti njihet si dita botërore e radios.

Studentët tanë të fushës së teknologjisë, për ta shënuar këtë ditë përzgjodhën si projekt krijimin e një radioje. Gjatë këtij projekti ata i vunë në përdorim shkathtësitë e tyre teknologjike, imagjinatën dhe kreativitetin.

Nga të gjithë ne në Cacttus Education, Urime dita botërore e radios!