fbpx

Ndikimi pozitiv i videolojërave si Minecraft ndihmon fëmijët të mësojnë

Minecraft është një lojë mjaft edukative, që ju ndihmon fëmijëve  të zhvillojnë kreativitetin e tyre duke mësuar se si të krijojnë lojën e tyre. Minecraft është një mënyrë e mirë për të gdhendur brenda mendjes shkathtësitë matematikore e logjike – shkathësi të cilat inkurajohen nga edukatorët e fushës së shkencës dhe teknologjisë.

Minecraft u ndihmon të rinjëve të mësojnë se si të mendojnë në mënyrë kreative, kritike dhe të punojnë në ekip. Krijimi i lojërave kompjuterike me Minecraft i motivon fëmijët, pasi që ata realizojnë projekte të ndryshme dhe krijojnë lojëra unike, me karaktere të preferuara. Gjatë mësimit të Minecraft  fëmijët vazhdimisht mësojnë gjëra të reja jo vetëm në fushën e programimit, por edhe zgjidhje praktike të problemeve e situatave reale.

John Dewey e ka thënë para gati një shekulli: “Për t’i nxitur fëmijët të shkruajnë e lexojnë, ua jepni një detyrë reale që e kanë për zemër.” -E në ditët e sotme, ajo që fëmijët e kanë përzemër janë lojërat kompjuterike.

Ndër platformat përmes të cilave CacttuKids i mëson fëmijët programim është edhe Minecaft. Së shpejti parashihet të fillojë edhe kursi i ri për Minecraft në CacttuKids.

Shkarko Planprogramin.

Përmes kursit të ri Minecraft, studentët tanë do të mësojnë duke u argëtuar dhe duke kryer detyra reale që ata i kanë përzemër.

Comments are closed.