fbpx

Cila bazë e të dhënave, ORACLE apo MySQL, sjell përfitime më të mëdha për përdoruesin?

Autori/ja:  Mirjeta Bytyqi
Mentor/e:  Prof.Mr.Azra Krasniqi
Lënda : Teoritë dhe Metodat Shkencore

Përdorimi i bazës së të dhënave ORACLE në krahasim me bazën e të dhënave MySQL

Hyrje
Baza e të dhënave është koleksion i të dhënave të cilat janë të organizuara në atë mënyre që lehtë mund t’i qasemi, të manipulojmë me to si dhe t’i menaxhojmë në mënyrë efikase. Baza e të dhënave mund të jetë e rrafshtë, hierarkike si dhe relacionale.

Baza e të dhënave relacionale është një bazë tabelare në të cilën të dhënat përcaktohen në atë mënyre që të mund të riorganizohen dhe qasja mund të bëhet në mënyra të ndryshme. E gjitha kjo arrihet përmes softuerëve të ndryshëm të cilët janë të koleksionuar si RDBMS (Sistemi relacional per menagjimin e bazës së të dhënave). Disa prej softuerëve janë Oracle, MySQL, SQL server, PostgreSQL, SQLite e të tjerë.

Shumë herë pyetja që i është bërë pothuajse çdo administratori të bazës së të dhënave është se cilat janë dallimet mes Oracle dhe MySQL si dy softuerë më të populluar në botë?

Të përdoret Oracle apo MySQL?
Baza e të dhënave Oracle dhe MySQL janë dy baza të dhënave relacionale të cilat përdoren në mbarë botën. Punojnë pothuajse në mënyrë të ngjashme po me disa dallime te vogla. Këto dallime më së miri mund ti vërejmë nëse krahasojmë tipet, koston, procedurat e ruajtjes, aftësinë për të qenë të ndryshueshme nga përdoruesi si dhe sigurinë.

MySQL është sistem relacional për menagjimin e të dhënave, në të cilën të dhënat ruhen në tabela të veçanta, organizimi i tillë në tabela, rreshta, kolona, pamje e tjerë, ofrojnë një mjedis shumë fleksibil në programim. Madje rregullimi i mardhënieve midis fushave të ndryshme si raportet  një me një, një me shumë, të jenë unike, opsionale apo edhe të kërkuara  pra më një fjalë një bazë e të dhënave mirë e projektuar bën që ne  aplikacion të mos ketë të dhëna të papërputhshme apo të humbura.
Sipas Silberschatz, Korth dhe Surdarshan (2011) Oracle është sistem për menagjimin e bazës së të dhënave të orientuar në objekte, më të cilën sigurohet një teren mes bazës së të dhënave relacionale dhe objekteve.  Ky sistem mbështet objektet, klasat dhe trashëgiminë; po ashtu qasja dhe manipulimi me këto të dhëna bëhet përmes pyetësorëvë. Po ashtu brenda bazës së të dhënave mund të përfshijë edhe modele tjera si dokumente, grafik, relacione çka e bën bazën e të dhënave shumë modelëshe.

MySQL është pa pagesë dhe mund të sharkohet nga interneti, licensimi bëhet nga GPL(Licensa e përgjithshme publike GNU). MySQL është burim i hapur që do të thotë se kush do mund të përdorë dhe modifikojë softuerin. Sipas një studimi nga analistët Merv Adrian dhe Donald Feinberg(cituar ne Techtarget, 2018) e bërë në vitin 2018 parashikon se në vitin 2022 me shumë se 70% e aplikacioneve të reja do të zhvillohen me baza të të dhënave që janë me burim të hapur ose edhe gjysma e atyre që janë komerciale do të konvertohen në burime të hapura. Qëllimi i gjithë kësaj është jo te modifikimi i softuerit por te kostoja e ulët, po ashtu në raportin e anlistëve të lartpërmendur theksohet se çmimi i një DBMS me burim të hapur është më pak se 1% e Oracle përgjate tri viteve).  Tek Oracle vetëm versioni Express Edition është falas por me karakteristika të kufizuara. Për karakteristika më të gjëra Oracle Standard Edition ose Enterprise Edition duhen të blihen.

DifferenceBetween (2018)  vë ne dukje se për Oracle  është  avantazh i madh aftësia e tij për shpërndarjen e bazave të të dhenave të mëdha nëper servera të shumtë në mënyrë që të merren me shpërndarjen e transaksioneve dhe për optimizuar përformacën. MySQL është i kufizuar në një bazë të vetme të të dhënave dhe kështu nuk është e përshtatshme për baza të të dhënave shumë të mëdha të tilla që kan me miliona qasje në ditë. Tjetër kufizim i MySQL është mungesa e ruajtjes së pikave kyçe të cilat ndihmojnë në rivendosjen e bazës së të dhënave në gjendjen e mëparshme në rast së bëhet ndonje gabim. Pra ka kufizime në COMMIT dhe ROLLBACK.

Optimizimi i përformancës së bazës së të dhënave kërkon qasje të mirëfilltë sepse përfshinë shumë faktorë: përformancën e rrjetit, përformancën e serverit, rregullimin e softuerit thotë Kriegel (2011). Para se të optimizohet baza e të dhënave duhet të sigurohet që pjesët e tjera të sistemit të jenë në një bazë të përshtatshme: Aplikacioni i klientit duhet të jetë i përshtatshem, rrjeti, serveri, instalimi i softuri DBMS dhe zgjedhja e modelit tuaj të bazës së të dhënave duhet të jetë sa më optimale që është e mundur dhe që është i përshtatshem për kërkesat e klientit.

Sa i përket indeksimit, Ramarkhishan (2003) thekson se indeksimi duhur i tabelës është absolutisht vendimtar në përformancen e bazës tuaj të të dhënave. Indekset mund të përmirsojne disa pyetësore po mund të ndikojnë negativisht në disa të tjerë. Përzgjedhja e një strategjie të indeksimit varet nga nevojat e biznesit dhe skenaret e synuar për përdorim. Indekset në MySQL mund ti krahasoni me indeksin në një libër i cili ju lejon të gjeni lehtë faqen e saktë që përmban subjektin që kërkoni. Nëse nuk do të kishte ndonjë indeks, do të duhej të kalonit nëpër tërë librin duke kërkuar për faqet që përmbajnë subjektin. Megjithatë, indeksi duhet të krijohet dhe të ruhet. Kështu pyetësorët për përditësim dhe shtim të të dhënave do të jenë më të ngadalshëm dhe do t’ju kushtojë më shumë hapsirë në disk. Por në përgjithësi nuk do te vërehet ndryshim të këtyre pyetësoreve nëse është bërë indeksimi i tabelës në mënyrë korrekte dhe janë shtuar indekset në vendin e duhur.

Në Oracle ka lloje të ndryshme të indeksave: Hash indeksi i cili është i dobishëm për gjetjen e rreshtave në përputhshmëri më një ose më shumë kolona. Indeksi i rangimit është i dobishem për gjetjen e rreshtave brenda një rangu të specifikuar si barazi apo pabarazi. Indeksi Bitmap kërkojnë informacione në lidhje më një vlerë unike në një rresht. Në Oracle për optimizim përdoret edhe Klasterimi që paraqet mbledhjen e disa tabelave që ndajnë një ose më shumë kolona. Si përparësi e përdorimit të klasterimit është se zvogëlon numrin e qasjes në memorien dytësore, zvogëlon hapsirën e memories pasi klasteri ruhet vetëm një herë. Si mangësi mund të konsiderohet kur kemi të bëjmë me përditesimin e të dhënave pasi kjo kërkon riorganizimin e të dhënave. Kjo mbështetet nga Silberschatz dhe Korth (2011).

Sipas Oracle (2019a) ‘Siguria e të dhënave përfshin mekanizma që kontrollojnë qasjen dhe përdorimin e bazës së të dhënave ne nivel të objektit. Politika juaj e sigurisë së të dhënave përcakton cilët përdorues kanë qasje në një objekt skeme të veçantë dhe llojet e veçanta të veprimeve të lejuara për secilin përdorues të objektit. Për shembull disa kanë të drejtë të bëjnë selektimin dhe futjen e të dhënave në bazë por jo edhe fshirjen. Oracle përdor autentikimin që të indentifikojë përdoruesit që përpiqen të lidhen më një bazë të dhënash duke përdor informacione të ruajtura në atë bazë të dhënash. Kjo arrihet duke krijuar një fjalëkalim për secilin përdorues. Kjo parandalon përdorimin e pautorizuar të bazës së të dhënave pasi lidhje do të mohohet ne rast se fjalëkalimi nuk është i saktë’.

Hulumtimet sipas Oracle (2019b) pohojnë se privilegjet në MySQL janë të grupuara në dy grupe: Privilegjet administrative që janë privilegje globale dhe kanë efekt të gjerë në server; dhe privilegjet për objekte që ndikojnë në objektet e bazës së të dhënave si në tabela, kolona, indekse e të tjera. Autentikimi në MySQL ndryshe nga Oracle përdor edhe lokacionin i cili zakonisht mundet me qenë emri i hostit, IP adresa. Po ashtu një ndryshim nga Oracle është se për të lejuar një grup të përdoruesve të përdorin privilegje të njëjta duhet që secilit t’u jepen veç e veç. Në mënyrë alternative ndonëse shumë e pakënaqshme nga ana e auditimit, përdoruesit që kryejnë detyrë të të njëjtin rol mund ta ndajnë një llogari të vetme me privilegjet e kërkuara.

Konkluzion
Nga ajo që u shtjellua më lartë shihet që përdorimi i këtyre dy baza të të dhënave varet nga ajo se çfarë madhësie ka aplikacione dhe sa të dhëna pranon. Oracle përdoret për aplikacione që kan të dhëna të shumta, ndërsa mySQL përdoret për të dhëna me të vogla. MySQL është softuer me burim te hapur ndërsa Oracle nuk është, sidoqoftë Oracle prap konsiderohet si një softuer me i fuqishëm  se MySQL.

Literatura

  1. DifferenceBetween, 2018. Differnece between Oracle and MySQL[online]. Available from: http://www.differencebetween.net/technology/software-technology/difference-between-oracle-and-mysql/ [çasur me 10 Mars 2019]
  2. Kriegel, A. (2011) Discovering SQL: Canada, Wiley Publishing
  1. Ramarkhishan,R. (2003) Database Management Systems: Global Edition, 3th  New York, McGraw-Hili   
  2. Silberschatz, A. Korth, H. Sudarshan, S. (2011) Database Systems Concepts: Global Edition, 6th  New York, McGraw-Hili  
  1. Techtarget, 2018. Open Source DBMS[online]. Avaliable from: https://searchdatamanagement.techtarget.com/feature/Open-source-DBMS-software-gains-foothold-in-enterprise-IT [çasur me 10 Mars 2019]
  2. Oracle, 2019a. Security in Oracle and MySQL[online ]. Available from: https://docs.oracle.com/cd/B19306_01/server.102/b14220/security.htm [çasur me 11 Mars 2019]
  3. Oracle, 2019b. Oracle and Mysql compared [Online]. Available from: https://docs.oracle.com/cd/E12151_01/doc.150/e12155/oracle_mysql_compared.htm#CHDIIBJH  çasur me 11 Mars 2019].
Comments are closed.