Cacttus Education pjesë e “Sfidës së Dizajnit” nga KosLift
Cacttus Education punoi me dy grupet e pjesëmarrësve për sidat e paraqitura nga Shije Rugove dhe Rrota, duke i mentoruar gjatë punës në “Design Challenge”. Secili nga ekipet pjesëmarrëse kishte përzgjedhur një sfidë për ta zgjidhur dhe dizajnuar gjatë aktivitetit.
Cacttus Education poashtu i udhëhoqi tri ekipe për të punuar në sfidën e marketingut të paraqitur nga Cacttus Education|”Outreach Plan-për rëndësinë e shkollimit profesional”.
Ky aktivitet u përmbyll me pjesën e prezantimeve të punës së ekipeve, dhe shpalljes së ekipeve që do të punojnë për ta zhvilluar idenë e tyre mëtutje përgjatë muajit Maj.
Fotografi nga ‘Design Challenge”, KosLift
Comments are closed.