Programim
Në Cacttus Education, ofrojmë programe trajnimi gjithëpërfshirëse në fushën e programimit, të dizajnuara për të ndërtuar aftësi praktike dhe të kërkuara në tregun e punës. Trajnimet tona përfshijnë Zhvillimin e Aplikacioneve Web dhe Mobile, Menaxhimin e Bazave të të Dhënave, si dhe teknologjitë më të fundit si Python, ReactJS, NodeJS dhe Front-End Development.
Me një metodologji praktike dhe trajnerë me përvojë nga industria, ne ju ndihmojmë të ndërtoni një karrierë të qëndrueshme në teknologji dhe të bëheni profesionist i përgatitur për sfidat reale të tregut.