fbpx

KODE Project

Me mbështetje të Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE) dhe programit të tij Youth Online and Upward (YOU), trajnimi ofrohet tërësisht falas!

Rreth Trajnimit

Microsoft Azure është një platformë e avancuar e niveleve shume te larta  në infrastrukturën e Cloud Computing. Ky shërbim i ofruar nga Microsoft ju mundëson të krijoni, të implementoni dhe të menaxhoni aplikacione në infrastrukturën e tyre të Cloud-it. Azure Cloud ofron një gamë të gjerë të shërbimeve, duke përfshirë ruajtjen e të dhënave, zhvillimin e aplikacioneve, analizën e të dhënave, inteligjencën artificiale dhe shumë të tjera. Kjo platformë e sigurt e cila mund te përshkallëzohet lehtësisht është e përshtatshme për organizatat e të gjitha madhësive dhe ofron mundësinë për të zgjeruar hapësirën e infrastrukturës së tyre kompjuterike pa nevojën për të blerë dhe menaxhuar harduer (pajisje fizike) lokalisht.

Selektimi i kandidatëve

  • Mosha: 16+
  • Statusi i punësimit: i papunë ose i nënpunësuar. Aplikantë të aftë për të provuar kërkimin e tyre aktiv për punësim nëpërmjet qendrave publike të punësimit duhet t’u jepet përparësi në procesin e përzgjedhjes.
    Aftësia në anglisht: “zotësia e punës” në anglisht do të vlerësohet bazuar në një test vlerësues që do të kryhet nga Cacttus Education për kandidatët që kanë aplikuar, ky vlerësim do te behet përpara se të përzgjidhen kandidatet në ndonjë nga kurset e trajnimit.
  • Të gjithë kandidatët që do të aplikojnë për t’u përzgjedhur dhe regjistruar në kurset e trajnimit të Azure Cloud dhe Linux, do të përdoret formulari i aplikimit online që PIU-KODE/Ministria ka zhvilluar përmes të cilit do të pranohen aplikimet. Formularët e tjerë të aplikimit nuk do të përdoren.
Kandidatët që ndjekin kurset e trajnimit të Microsoft Azure Cloud dhe Linux pritet të demonstrojnë ekspertizë në zbatimin, menaxhimin dhe monitorimin e zgjidhjeve që funksionojnë në Microsoft Azure, duke mbuluar rrjetet virtuale, ruajtjen, virtualizimin dhe sigurinë. Për më tepër, kandidatët pritet të kenë një bazë të fortë në përdorimin dhe punën me sistemet operative te Microsoft dhe Linux. Për të arritur këto qëllime, programi i trajnimit do të mbulojë kurse specifike, ju lutemi vazhdoni të lexoni (Shkarko) për të parë përmbledhjen/përmbajtjen e kursit.

Trajnimet

Cacttus Education do të ofroj një program trajnimi gjithëpërfshirës për një kohëzgjatje minimale prej gjashtë muajsh, i cili do të përfshijë trajnime në klasë dhe në shtëpi. Qëllimi i këtyre trajnimeve është t’i pajisim përfituesit me aftësi dhe shkathtësi teknike dhe shkathtësi të buta për të rritur punësimin e tyre në tregun e TIK-ut në Kosovë dhe/ose në platformat e pavarura online. Programi i trajnimit për Azure Cloud dhe Linux do të fokusohet në rikualifikimin dhe, në disa raste, përmirësimin e aftësive të përfituesve në ekspertizën teknike dhe shkathtësitë e buta që lidhen me zhvillimin e tyre profesional. Kohëzgjatja totale e parashikuar e programit do të jetë 285 orë, e cila do të përfshijë udhëzime në klasë, detyra individuale në shtëpi dhe detyra grupore për zbatimin praktik të koncepteve teorike.

Kohëzgjatja e trajnimeve

Trajnimet janë planifikuar të mbahen ne sesione trajnuese me kohëzgjatje prej (4) orë në ditë, gjatë ditëve të punës, nëse është e nevojshme, trajnimi mund të organizohet dhe zhvillohet edhe në fundjavë. Trajnimi do të organizohet në dy orare, do të ketë orar paradite nga ora 08:30 – 12:30 dhe orar pasdite nga ora 13:00 – 17:00. Të gjitha materialet e trajnimit do të jenë në gjuhën angleze dhe trajnimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Apliko

Apliko për tu ndjekur trajnimet të mundësuara nga KODE

Rreth Projektit KODE

Qeveria e Kosovës është mbështetur nga Banka Botërore për të zbatuar Projektin për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE). Projekti KODE e implementuar nga Ministria e Ekonomisë do të financojë bazat kritike të nevojshme për transformim dixhital dhe përmbushjen e politikave. Projekti do të ofrojë infrastrukturë telekomunikuese me shpejtësi të lartë dhe do të mbështesë qasjen në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe shërbimeve publike për familjet dhe institucionet në zonat e Projektit. Në nivel kombëtar, Projekti do të trajnojë dhe lidhë të rinjtë me mundësitë e punësimit përmes Programit YOU dhe do të përmirësojë qasjen në burimet e njohurive, duke përfshirë mundësitë më të mira të arritjes dhe bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë

Rreth Programit YOU

Programi YOU do të financojë ofrimin e trajnimeve për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punës. Aktivitetet do të mundësohen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat e papunësuara ose të nën-punësuara për të rritur aftësinë e tyre për të konkurruar në segmentet përkatëse të punës. Programi do të aftësojë përfituesit për të kryer shërbime të TI ose të mundësuara nga TI. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit të rrisin potencialin e punësimit të tyre në tregun vendor të TIK-ut.

Location

Rr. Ukë Bytyci 10000 Prizren, Kosovo

Tel.

+383 (0)38 600 237