Lajmet

Vizitë nga Profesor Curtis Youngs nga Iowa State University

Kishim kënaqësinë të mirëpresim Profesor Curtis Youngs nga Iowa State University në ambientet e CACTTUS Education dhe CACTTUS Sha.

Gjatë kësaj vizite, patëm mundësinë që te njoftojmë z. Youngs rreth programeve të studimeve akademike si dhe punës tonë.

Ne po punojme drejt rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë me Iowa State University në të ardhmen, i cili do të kontribuojë në fushën e edukimit.

CACTTUS Education këtë vit ishte pjesëmarrëse në Garën e Sigurisë Kibernetike bashkë me Iowa State University dhe institucione tjera edukative nga Kosova gjithashtu dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Bashkëpunime të tilla me institucionet e edukimit nga Shteti i Iowa-s – shtet partner i Kosovës, na bëjnë shumë të lumtur!