Lajmet

Vizitë nga drejtoresha e UNDP,  – znj Maria Suokko, Drejtoreshën e GIZ – Maria Kostomay, dhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kishim kënaqësinë të mirëpresim në CACTTUS Education dhe CACTTUS, Drejtoreshën e UNDP – znj Maria Suokko, Drejtoreshën e GIZ – Maria Kostomay, si dhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të Muajit të Rinisë, organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Sportit, partner i projektit “Digital Skills Programme” e cila mbështetet nga UNDP Kosovo dhe GIZ Kosovo si donatorë dhe financues të këtij projekti për zhvillimin e aftësive dixhitale për të rinjtë.

Mysafirët u pritën nga Driton Hapçiu dhe Veton Xhelili nga CACTTUS Education.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite studentët ndanë me të pranishmit disa prezantime të punës së tyre të realizuar përgjatë këtyre trajnimeve