Skill Factory
Skill Factory nga Cacttus Education ishte një akademi trajnimi inovative, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane përmes iniciativës Digital4Business. Ky projekt është implementuar në kuadër të Digital Transformation Centernë ITP, me qëllim të fuqizimit të të rinjve dhe profesionistëve të biznesit në Kosovë përmes edukimit në fushat më të kërkuara në treg.
Të dhënat kryesore:
Në kuadër të këtij projekti janë organizuar 35 trajnime, duke përfshirë 20 në Prizren dhe 15 në Prishtinë, të cilat kanë trajnuar mbi 1,200 kandidatë nga kategori të ndryshme, përfshirë të rinjtë e papunë dhe profesionistët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (MSEs). Programi ka ofruar kurse në programim, digjitalizimi të biznesit, menaxhim të projekteve, dizajn grafik, marketing dixhital dhe përdorimin e paketës Microsoft Office, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të fitojnë aftësi praktike të aplikueshme në tregun e punës.
Një aspekt kyç i Skill Factory ka qenë qasja e tij e hapur dhe gjithëpërfshirëse, me formate hibride të mësimdhënies që kanë kombinuar mësimin online dhe pjesëmarrjen fizike. Ky model ka lehtësuar qasjen për pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, duke përfshirë edhe trajnime të ofruara plotësisht falas për periudha të caktuara. Një tjetër arritje e rëndësishme ka qenë pjesëmarrja e lartë e grave, veçanërisht në trajnimet e marketingut dhe dizajnit grafik.
Skill Factory nuk ishte vetëm një akademi trajnimi, por një hapësirë ku talentet zhvillohen dhe mundësitë e reja krijohen. Përmes bashkëpunimeve me biznese dhe institucione të ndryshme, pjesëmarrësit tanë kanë arritur të punësohen, të hapin biznese të reja dhe të avancohen në karrierat e tyre.







KODE Project
Cacttus Education ka zbatuar Projektin KODE të Programit YOU për të rritur qasjen në burimet e njohurive online, shërbimet dhe tregjet e punës për përfituesit në Kosovë. Objektivi është të përmirësohen dhe/ose të rikualifikohen përfituesit e përzgjedhur përmes një procesi konkurrues dhe t'i ndihmojmë ata në përdorimin e këtyre aftësive për të gjeneruar të ardhura. Zbatimi i kursit Microsoft Azure Cloud dhe Linux dhe aftësive të buta të listuara në Komunën e Prizrenit është pjesë e përgjegjësisë së Cacttus Education, e cila ka përfsher organizimin e katër klasave të trajnimit me afërsisht 20 përfitues për klasë, për gjithsej 80 përfitues. Ofrimi i trajnimeve është kryer nga Cacttus Education.
Të dhënat kryesore:
Gjatë projektit, Cacttus Education ka implementuar një program trajnimi gjithëpërfshirës me një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh për klasë, i cili përfshin trajnime me qasje në klasë dhe laboratore digjitale në shtëpi. Qëllimi ynë është t'i pajisim përfituesit me aftësi teknike dhe të buta për të rritur punësimin e tyre në tregun e TI-së në Kosovë dhe/ose në platformat e pavarura online. Programi ynë i trajnimit fokusohet në rikualifikimin dhe, në disa raste, përmirësimin e aftësive të përfituesve në ekspertizën teknike dhe aftësitë e buta që lidhen me zhvillimin e tyre profesional. Kohëzgjatja totale e parashikuar e programit ishte 285 orë, e cila ka përfshier udhëzime në klasë, detyra individuale në shtëpi dhe detyra grupore për zbatimin praktik të koncepteve teorike.



Partneriteti për impaktin në TIK
Projekti, i mbështetur nga USAID Kosovo, synonte krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të arsimit profesional në ICT, duke pajisur të rinjtë me aftësitë e nevojshme për punësim dhe sipërmarrje. Programi përfshiu trajnime praktike në zhvillimin e softuerit, administrimin e rrjeteve, sigurinë kibernetike dhe sipërmarrësinë digjitale, duke i lidhur pjesëmarrësit me sektorin privat për praktika dhe mentorim.
Gjatë katër viteve të implementimit, programi përfshiu 450 aplikantë, ku 250 u përzgjodhën për trajnime aktive. U ofruan 32 programe dhe 60 studentë përfituan bursa, nga të cilët 22 ishin gra, duke promovuar barazinë gjinore në ICT. Pjesëmarrësit ishin kryesisht të moshës 18-25 vjeç, ndërsa shumë u punësuan ose themeluan startup-e. Për të siguruar suksesin afatgjatë, u krijuan partneritete me kompani teknologjike për mbështetje të karrierës.
Të dhënat kryesore:
U krijua program trajnimi katërvjeçar për aftësi në ICT.
Përfituan 250 të rinj, 60 studentë me bursa (22 gra).
U zhvillua në institucione arsimore dhe kompani partnere në Kosovë.
32 programe trajnimi, mentorim nga profesionistë dhe praktika në industri.
Pjesëmarrësit fituan aftësi teknike dhe sipërmarrëse, me mundësi të reja punësimi.
U krijua lidhja e arsimit me tregun, duke ndërtuar një model të qëndrueshëm për zhvillimin e aftësive në ICT








Gratë në punë online
Projekti, i zbatuar nga Cacttus Education me mbështetjen e USAID Kosovo, synonte të fuqizonte gratë e papuna dhe të nënpunësuara përmes aftësive për punë në tregun global online. 135 gra nga Prishtina dhe Gjilani u trajnuan në freelancing, zhvillim web, dizajn grafik, SEO, menaxhim rrjetesh sociale dhe përkthim. Përmes mentorimit të vazhdueshëm, ato ndërtuan profile profesionale në Upwork, Fiverr dhe Freelancer, duke fituar mundësi punësimi dhe të ardhura të pavarura.
Nga 1,670 aplikime, 250 gra u përzgjodhën për testim dhe 135 u trajnuan. Programi përfshinte ndërtimin e profileve online, strategji për aplikim, menaxhimin e kohës dhe pagesave ndërkombëtare. Monitorimi pas trajnimit ndihmoi pjesëmarrëset të aplikojnë për projekte dhe të sigurojnë të ardhura përmes platformave online. Për të rritur impaktin, organizoheshin sesione informuese dhe takime me mentorë, duke forcuar lidhjet mes pjesëmarrëseve dhe komunitetit profesional.
Të dhënat kryesore:
U mbajt trajnim për aftësi digjitale dhe punë online.
Përfituan 135 gra nga Prishtina dhe Gjilani.
Trajnimet u mbajten Online dhe me prani fizike.
Trajnimi kishte 1,670 aplikime, 250 gra të testuara, 135 të trajnuara.
35 gra fituan 2,511€ përmes platformave online.
U bë rritja e pavarësisë financiare dhe mundësive të punësimit për gratë në Kosovë, duke krijuar një model të suksesshëm për integrimin e tyre në tregun digjital.












WB6 Regional Challenge Fund – Cooperative Training for Digital Skills Development
Projekti, i zbatuar nga Cacttus Education me partnerë teknologjikë, synon të përmirësojë aftësitë digjitale dhe punësueshmërinë e të rinjve në Kosovë. Përmes trajnimit bashkëpunues (Cooperative Training – CT), programi integron mësimin teorik dhe praktikën në kompani. Fokusi kryesor është zhvillimi i aplikacioneve web dhe mobile, si dhe administrimi i rrjeteve dhe sistemeve, duke krijuar një lidhje të fortë mes arsimit dhe tregut të punës.
Projekti trajnon 60 të rinj në dy vite, me 50% gra, duke promovuar barazinë gjinore në sektorin e IT-së. Çdo vit, 30 studentë përfitojnë nga trajnimet e strukturuara dhe mentorimi nga profesionistë të industrisë. Programi përfshin teknologjitë më të fundit, softuerë të avancuar dhe pajisje moderne, duke i përgatitur pjesëmarrësit për tregun e punës.
Të dhënat kryesore:
U mbajt trajnim bashkëpunues për aftësi digjitale.
Përfituan 60 të rinj (50% gra) të trajnuar në dy vite.
U mbajt Në institucionet arsimore dhe kompanitë partnere.n
U realizua 50% në teori dhe 50% në praktikë.
Pjesëmarrësit fituan aftësi teknike, menaxhim projektesh dhe siguri kibernetike.
U ndikua në rritjen e punësueshmërisë, fuqizimi i të rinjve dhe lidhja më e mirë mes arsimit dhe industrisë IT.




Enhancing Youth Employment SDC Project Implemented by Helvetas and MDA
Zbatimi i modelit pilot të kontratës së kushtëzuar dhe trajnimi për shërbimet e eksportit të TIK në BE dhe tregjet gjermano-folëse
Permbledhje e Projektikt
Përmes këtij Projekti, Cacttus Education po punon në një pistë trajnimi inovative për module të reja trajnimi për Zhvilluesit e Ueb-it Full-Stack. Së pari, ato do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë e TIK-ut, me sektorin privat për t'u siguruar që përmbajtja të përputhet me kërkesat e punëdhënësve. Së dyti, projekti bazohet në kontrata të kushtëzuara që u garantojnë të rinjve punë në kompanitë pjesëmarrëse pasi të kenë përfunduar me sukses modulet e trajnimit.
Që kompanitë të bien dakord për kontrata të tilla, ato do të përfshihen shumë në përzgjedhjen e kandidatëve. Nëpërmjet kësaj, kompanitë do të kenë mundësinë të përzgjedhin njerëz që u përshtaten nevojave të tyre për sa i përket karakterit, aftësive të buta dhe të përgjithshme



