Lajmet

Memorandum Bashkëpunimi me Innovation Academy

CACTTUS Education dhe Innovation Academy nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi.

Përmes këtij memorandumi të nënshkruar nga Vildane Kelmendi, përfaqësuese e CACTTUS Education dhe Ensar Bajrami, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Academy, palët kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellët, duke synuar ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale dhe akademike dhe ndërlidhjen e mësimit akademik me punë praktike dhe anasjelltas.