fbpx

Digi Talks – The future is digital

Është mbajtur sesioni i radhës Digi Talks – The future is digital, organizuar nga UNDP Kosovo, pjesë e së cilit ishte edhe Driton Hapçiu, Managing Partner në CACTTUS & CACTTUS Education.

Në këtë panel u diskutua rreth temës: “Digital Skills for Digital Transformation”, si dhe u prezantuan gjetjet kryesore të Vlerësimit të Gatishmërisë Dixhitale të UNDP-së dhe Anketës Dixhitale të Familjeve (UNDP Digital Readiness Assessment & Digital Household Survey).

Thirrje për trajnime falas në zhvillimin e aftësive dixhitale!

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetjen financiare Gjermane nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, shpallin thirrjen e hapur për aplikime në kuadër të Programit të Aftësive Dixhitale (PAD).

Programi do të mbështesë punëkërkues të rinj në zhvillimin e aftësive dixhitale përmes trajnimeve intensive në fushën e TIK-ut. Të rinjtë dhe të rejat që synojne të zgjerojnë njohuritë e tyre dixhitale, do të pajisen me aftësi në fushat e programimit, dizajnimit dhe marketingut dixhital.

Fushat e trajnimeve: Aplikacione celulare (SWIFT, NodeJS, React), Zhvillim të WEB (JavaScript, HTML, CSS), Inxhinieri e të dhënave (SQL, Python, NoSQL, MongoDB, Redis), Rrjeta (CCNA), Marketing Dixhital (SEO, Social Media Marketing, Photoshop), Dizajn dixhital (ADOBE XD, Photoshop, 3D Animation,Video Editing Apps).

Perfundoj trajnimi Java Programming i mbajtur në Prizren, në kuadër të trajnimeve të subvencionuara nga MAShT

Trajnimi i radhës ‘Java programming’ i mbajtur në Prizren, në kuadër të MAShTI ka përfunduar me sukses ✅

Shumë suksese kandidatëve të çertifikuar!