Lajmet

Harrisia ofron 10 bursa deri në 100% për studime në Cacttus Education

Harrisia ofron 10 bursa deri në 100% për studime në Cacttus Education

Harrisia vazhdon traditën, përmes të cilës edhe këtë vit do të mbështesë profesionistët e rinjë të fushës së teknologjisë duke iu ofruar bursa deri 100% për studim në CACTTUS Education, për drejtimin Zhvillues i UEB-it dhe Aplikacioneve Mobile.

Marrëveshja për ofrimin e bursave u nënshkrua nga përfaqësuesja e CACTTUS Education, Vildane Kelmendi si dhe nga Udhëheqësi i kompanisë Harrisia, Ibrahim Tolaj.

Kompania Harrisia në vazhdimësi ndihmon në zhvillimin dhe avansimin e kuadrove të reja duke i mbështetur me bursa, trajnime dhe punë praktike.

Për kandidatët e suksesshëm, kompania ofron edhe mundësi punësimi pas përfundimit të studimeve!