Cacttus Education ofron studim dyvjeçar të akredituar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), i cili kombinon teorinë me praktikën për të përgatitur studentët me aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Programet tona janë të ndërtuara mbi projekte reale, duke siguruar që studentët të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë dhe të aplikueshme në industri.
Me infrastrukturë moderne, mësimdhënie inovative dhe bashkëpunime me kompani të njohura, ne ofrojmë një arsim cilësor dhe një rrugë të sigurt drejt punësimit dhe zhvillimit profesional.
Zhvillues i Ueb-it dhe
Aplikacioneve Mobile
Programi përgatit studentët me aftësi dhe njohuritë praktike në programim, zhvillimin e uebit dhe aplikacioneve mobile.
Siguria Kibernetike
Programi përgatit studentët me aftësitë dhe njohuritë praktike për të mbrojtur sistemet, analizuar rreziqet, testuar sigurinë dhe menaxhuar incidentet kibernetike
Bursa
Përfito bursa që mbulojnë tarifat e shkollimit ose shpenzime të tjera dhe fillo karrierën tënde me mbështetje financiare drejt suksesit profesional.
Ndihmojmë kompanitë të përgatiten për të ardhmen e punës përmes trajnimit të aftësive dixhitale të avancuara, rekrutimit të talenteve më të mirë dhe më shumë.
Trajnime të kostumizuara
Rikualifikoni punëtorët ekzistues për role sfiduese dixhitale, sipas kërkesës së tregut
Rrjeti i talentëve
Akses në portfoliot dhe CV e studentëve të Cacttus Education.
Bursa e Impaktit
Bëhu Sponsor i Bursave të impaktit me Cacttus Education dhe mbështetni aksesin, diversitetin dhe përfshirjen në teknologji.