Cacttus Education dhe Women in Tech Kosovo nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për fuqizimin e grave në teknologji, duke hapur rrugën për mundësi të reja edukimi, mentorimi dhe punësimi në sektorin TIK. Ky iniciativë synon të krijojë një komunitet gjithëpërfshirës në teknologji dhe të promovojë diversitetin dhe barazinë gjinore në industrinë e teknologjisë.
Bashkëpunimi përfshin:
- Mentorim dhe zhvillim profesional për gratë që duan të ndërtojnë karrierë në TIK.
- Përfshirje e studentëve në projekte reale, që sigurojnë aftësi praktike dhe përvojë profesionale të drejtpërdrejtë.
- Mundësi punësimi dhe lidhje me kompani të njohura, duke e lehtësuar hyrjen në tregun e punës.
- Krijimin e një komuniteti gjithëpërfshirës në teknologji, ku gratë dhe studentët mund të mësojnë, bashkëpunojnë dhe të rriten profesionalisht.
“Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e barazisë gjinore dhe për zhvillimin profesional të grave në teknologji,” tha Znj. Vildane Kelmendi. “Bashkëpunimi do të ndihmojë studentët dhe profesionistët që të përfitojnë nga projekte reale, mentorim dhe mundësi punësimi në sektorin e teknologjisë.”
Ky hap i Cacttus Education dhe Women in Tech Kosovo tregon përkushtimin për fuqizimin e grave në teknologji dhe për një industri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë. Iniciativa e re do të ndihmojë gratë dhe studentët të zhvillojnë aftësi të kërkuara në treg, duke kontribuar në një sektor TIK më të fortë dhe inovativ.