Cacttus Education dhe Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vushtrri kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, duke vendosur një bazë të re për zhvillimin e arsimit praktik dhe fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore për tregun e punës.
Ky bashkëpunim synon të afrojë nxënësit me fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përmes qasjes që kombinon mësimin në klasë me përvojën praktike dhe projektet reale. Qëllimi është që nxënësit të mësojnë duke bërë, duke u lidhur drejtpërdrejt me botën e industrisë dhe inovacionit.
Në kuadër të këtij partneriteti, nxënësit e “Eqrem Çabej” do të kenë mundësi të përfshihen në:
- Trajnime praktike të orientuara drejt tregut të punës
- Mentorim nga profesionistë të teknologjisë
- Vizita studimore në kompani dhe institucione partnere
- Projekte konkrete që zhvillojnë kreativitetin dhe punën në grup
- Shkëmbim përvojash mes arsimit të mesëm dhe atij profesional
Këto aktivitete ndihmojnë në krijimin e një lidhjeje më të fortë midis shkollës dhe industrisë, duke i pajisur nxënësit me aftësi teknike dhe soft skills që u nevojiten për të ardhmen.
Cacttus Education dhe Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vushtrri besojnë se bashkëpunimi, partneritetet afatgjata dhe investimi në dije janë baza për një të ardhme më të qëndrueshme për brezat e rinj.