Kontakti Trajnimeve
Kontakti Trajnimeve

Application deadline

31 Janar

Seats left

Scheduled

Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit?

Ky trajnim dy-ditor është dizajnuar për profesionistët e Burimeve Njerëzore që dëshirojnë të integrojnë Artificial Intelligence (AI) në proceset e përditshme të HR-së. Përmes një qasjeje praktike, pjesëmarrësit do të mësojnë si AI mund t’i bëjë proceset më të shpejta, më të sakta dhe më strategjike – nga rekrutimi dhe onboarding, deri te performanca, etika dhe strategjia afatgjatë e HR-së.

Bazat dhe Rekrutimi

Demistifikimi i AI – Çka është Generative AI dhe pse nuk duhet ta shohim si kërcënim, por si “Super-HR”.
Prompt Engineering – Si t’i japim udhëzime të sakta AI-së për rezultate optimale.
Praktikë: Shkrimi i një njoftimi për punë me ndihmën e AI.
Rekrutimi dhe Seleksionimi – Analiza e CV-ve dhe krijimi i pyetjeve të personalizuara për intervista duke përdorur AI.

Funksionet & Rekursioni

Onboarding dhe Performanca – Krijimi i planeve të trajnimit në sekonda dhe analiza e performancës pa u “mbytur” në Excel.
Etika dhe Siguria – Privatësia e të dhënave (GDPR dhe ligji në Kosovë) dhe shmangia e anshmërisë (bias) së AI.
AI Roadmap për Biznesin tuaj – Si të filloni me kosto zero ose minimale dhe prezantim i mjeteve si ChatGPT, Canva Magic Design (employer branding) dhe mjete analitike.

Shkarko planprogramin

Pikat e Forta të Trajnimit

-Trajnim praktik dhe i fokusuar në raste reale HR
-Integrim konkret i AI në proceset kyçe të Burimeve Njerëzore
-Fokus në etikë, siguri dhe legjislacion lokal (Kosovë)
-I përshtatshëm për profesionistë HR, menaxherë dhe biznese
-Njohuri të aplikueshme menjëherë në vendin e punës

Kriteret minimale për certifikim

-Certifikatë e verifikuar nga Cacttus Education.
-Akses në platformën e alumni-ve për mundësi networkingu dhe punësimi.
-Përfshirje në portofolin e talentëve të Cacttus Education për punëdhënësit partner.

Deshmi e notës/momentit të mësimit:

Certifikata lëshohet pas plotësimit të të dy kriterëve dhe vlerësimit të projektit/provimit nga instruktorët.

Rreth Trajnerit

Shukrane Hapciu Murseli

Shukrane Murseli Hapciu është një specialiste operacionale me mbi 27 vite përvojë profesionale, Shukrane Hapciu ka udhëhequr, koordinuar dhe menaxhuar projekte dhe programe komplekse me organizata ndërkombëtare donatore, OJQ, biznese lokale dhe institucione vendore, përmes mekanizmave të subvencioneve dhe nën-kontraktimit.
Ajo dallon për aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, organizative dhe ndërkulturore, si dhe për një përvojë të dëshmuar në bashkëpunimin me stakeholderë të nivelit të lartë dhe drejtimin e ekipeve drejt rezultateve konkrete. Ka eksperiencë të gjerë në nisjen, zbatimin dhe mbylljen me sukses të projekteve të USAID, duke garantuar përputhshmëri të plotë me standardet dhe kërkesat e donatorëve.

Vlerësimet