Virtual Innovation Consortium (VIC)
VIC është një iniciativë e mbështetur nga BE-ja që trajton e aftësitë e avansuara dixhitale duke u përqendruar në Realitetin e Zgjeruar (XR) - përfshirë Realitetin e Shtuar dhe ate Virtual. Projekti bashkon universitete, institucione kërkimore dhe liderë të industrisë për të ofruar trajnime përparimtare në teknologjitë gjithëpërfshirëse informative. Të hartuara si për profesionistët e TIK-ut ashtu edhe për audiencat jo-profesionale pernga këto lëmi - nga edukatorët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor deri te projektuesit dhe inxhinierët - këto programe mbështesin rikualifikimin dhe përmirësimin e aftësive, me fokus në përfshirjen, inovacionin dhe gatishmërinë për punë. Duke kombinuar përsosmërinë akademike me bashkëpunimin e industrisë, VIC siguron që të diplomuarit të fitojnë aftësi praktike, të harmonizuara me tregun, duke rritur punësimin dhe duke kontribuar në transformimin dixhital të Evropës.
Të dhënat kryesore:
VIC është një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e aftësive dixhitale të avancuara.
Projekti përqendrohet në teknologjitë XR, duke përfshirë Realitetin e Shtuar (AR) dhe Realitetin Virtual (VR).
Përfshin universitete, institucione kërkimore, ofrues të arsimit profesional (VET) dhe liderë të industrisë.
Ofron programe trajnimi moderne në teknologji gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt nevojave të tregut të punës.
Synon si profesionistë të TIK-ut ashtu edhe audienca jo-tradicionale (edukatorë, profesionistë shëndetësorë, dizajnerë, inxhinierë).
Programet mbështesin rikualifikimin dhe përmirësimin e aftësive, duke rritur punësueshmërinë dhe duke kontribuar në transformimin dixhital të Evropës.






