Lajmet

Cacttus Education dhe Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vushtrri” nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi 

Cacttus Education dhe Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vushtrri kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, duke vendosur një bazë të re për zhvillimin e arsimit praktik dhe fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore për tregun e punës.

Ky bashkëpunim synon të afrojë nxënësit me fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përmes qasjes që kombinon mësimin në klasë me përvojën praktike dhe projektet reale. Qëllimi është që nxënësit të mësojnë duke bërë, duke u lidhur drejtpërdrejt me botën e industrisë dhe inovacionit.

Në kuadër të këtij partneriteti, nxënësit e “Eqrem Çabej” do të kenë mundësi të përfshihen në:

  • Trajnime praktike të orientuara drejt tregut të punës
  • Mentorim nga profesionistë të teknologjisë
  • Vizita studimore në kompani dhe institucione partnere
  • Projekte konkrete që zhvillojnë kreativitetin dhe punën në grup
  • Shkëmbim përvojash mes arsimit të mesëm dhe atij profesional

Këto aktivitete ndihmojnë në krijimin e një lidhjeje më të fortë midis shkollës dhe industrisë, duke i pajisur nxënësit me aftësi teknike dhe soft skills që u nevojiten për të ardhmen.

Cacttus Education dhe Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vushtrri besojnë se bashkëpunimi, partneritetet afatgjata dhe investimi në dije janë baza për një të ardhme më të qëndrueshme për brezat e rinj.