Lajmet

Kosova Job dhe Cacttus Education nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Cacttus Education ka nënshkruar një partneritet të ri strategjik me KosovaJob, platformën numër një të punësimit në Kosovë, duke krijuar një urë edhe më të fortë mes edukimit praktik dhe tregut real të punës. Ky bashkëpunim synon t’u ofrojë studentëve një avantazh të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt karrierës në sektorin e teknologjisë dhe më gjerë. 

Me këtë marrëveshje, studentët e Cacttus Education do të përfitojnë nga mundësi të zgjeruara, si: 

  • Qasje e drejtpërdrejtë në mundësi punësimi dhe praktika profesionale, duke i ndihmuar të ndërtojnë eksperiencën e tyre që nga ditët e para të studimeve. 
  • Lidhje me kompani të sektorit të IT-së, të cilat kërkojnë talente të reja dhe janë të gatshme të investojnë në profesionistët e së ardhmes. 
  • Rritje të shanseve për punësim të shpejtë, falë qasjes së gjerë të KosovaJob dhe eksperiencës së Cacttus Education në përgatitjen e profileve teknike të nivelit të lartë. 

Ky partneritet vjen si pjesë e misionit afatgjatë të Cacttus Education për të krijuar një ambient ku secili student zhvillon aftësitë që tregu i punës kërkon sot, duke u bërë profesionist i gatshëm për sfidat e së nesërmes. 

Përmes integrimit të platformës së punësimit KosovaJob në aktivitetet akademike dhe profesionale të studentëve, Cacttus Education siguron që rruga nga klasa deri tek kompania të jetë sa më e shkurtër, më praktike dhe më efektive. 

Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt realizimit të vizionit tonë: t’i pajisim studentët me njohuri, aftësi dhe mundësi konkrete, që i dërgojnë drejt karrierave të suksesshme në botën e teknologjisë