Skill Factory

Skill Factory

Skill Factory nga Cacttus Education ishte një akademi trajnimi inovative, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane përmes iniciativës Digital4Business. Ky projekt është implementuar në kuadër të Digital Transformation Centernë ITP, me qëllim të fuqizimit të të rinjve dhe profesionistëve të biznesit në Kosovë përmes edukimit në fushat më të kërkuara në treg.

Të dhënat kryesore:

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar 35 trajnime, duke përfshirë 20 në Prizren dhe 15 në Prishtinë, të cilat kanë trajnuar mbi 1,200 kandidatë nga kategori të ndryshme, përfshirë të rinjtë e papunë dhe profesionistët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (MSEs). Programi ka ofruar kurse në programim, digjitalizimi të biznesit, menaxhim të projekteve, dizajn grafik, marketing dixhital dhe përdorimin e paketës Microsoft Office, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të fitojnë aftësi praktike të aplikueshme në tregun e punës.

Një aspekt kyç i Skill Factory ka qenë qasja e tij e hapur dhe gjithëpërfshirëse, me formate hibride të mësimdhënies që kanë kombinuar mësimin online dhe pjesëmarrjen fizike. Ky model ka lehtësuar qasjen për pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, duke përfshirë edhe trajnime të ofruara plotësisht falas për periudha të caktuara. Një tjetër arritje e rëndësishme ka qenë pjesëmarrja e lartë e grave, veçanërisht në trajnimet e marketingut dhe dizajnit grafik.

Skill Factory nuk ishte vetëm një akademi trajnimi, por një hapësirë ku talentet zhvillohen dhe mundësitë e reja krijohen. Përmes bashkëpunimeve me biznese dhe institucione të ndryshme, pjesëmarrësit tanë kanë arritur të punësohen, të hapin biznese të reja dhe të avancohen në karrierat e tyre.

35+

Trajnime

20 në Prizren 15 në Prishtinë

1200+

Kandidatë nga

kategori të ndryshme.

Gratë

Numer i lartë në marketing

dizajn grafik.

Projektet e Cacttus Education

Apliko Tani!

Përgjigjju pyetjeve të mëposhtme dhe ekspertët tanë të karrierës do ju kontaktojnë.

Karriera