Lajmet

40 bursa trajnimi për vajzat e KFV Prishtina

Cacttus Education do të ofrojë 40 bursa trajnimi për vajzat e KFV Prishtina në vlerë prej

10,000.00 €.

Sot, u finalizua marrëveshja në mes Cacttus Education dhe Klubit Futbollistik të vajzave.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një bashkëpunimi për të ofruar bursa trajnimi për vajzat e talentuara të futbollit me përmirësimin e përfshirjes së tyre në fushat Teknologjisë së

Informacionit dhe Komunikimit si në vijim:

▪️Ngritja e Mundësive në STEM

▪️Aftësimi për Shkathtësitë e Reja

▪️Përfshirja në Procesin e Zhvillimit Teknologjik të KFV Prishtina

▪️Inkurajimi i Përfaqësimit të Vajzave në STEM

▪️Ndërlidhja e Sportit me Inovacionin dhe Teknologjinë

Si pjesë e ngjarjës, e cila u zhvillua në kuadër të muajit të rinisë ishin prezentë përfaqësuesit e Cacttus Education: Vildane Kelmendi, Driton Hapçiu; përfaqësuesit e KFV Prishtina: Armenda Filipaj, Musa Selimi dhe vajzat e klubit; si dhe Presidentja e Republikës së Kosovës: Vjosa Osmani.