Gratë në punë
online

Gratë në punë online

Projekti, i zbatuar nga Cacttus Education me mbështetjen e USAID Kosovo, synonte të fuqizonte gratë e papuna dhe të nënpunësuara përmes aftësive për punë në tregun global online. 135 gra nga Prishtina dhe Gjilani u trajnuan në freelancing, zhvillim web, dizajn grafik, SEO, menaxhim rrjetesh sociale dhe përkthim. Përmes mentorimit të vazhdueshëm, ato ndërtuan profile profesionale në Upwork, Fiverr dhe Freelancer, duke fituar mundësi punësimi dhe të ardhura të pavarura.

Nga 1,670 aplikime, 250 gra u përzgjodhën për testim dhe 135 u trajnuan. Programi përfshinte ndërtimin e profileve online, strategji për aplikim, menaxhimin e kohës dhe pagesave ndërkombëtare. Monitorimi pas trajnimit ndihmoi pjesëmarrëset të aplikojnë për projekte dhe të sigurojnë të ardhura përmes platformave online. Për të rritur impaktin, organizoheshin sesione informuese dhe takime me mentorë, duke forcuar lidhjet mes pjesëmarrëseve dhe komunitetit profesional.

Të dhënat kryesore:

U mbajt trajnim për aftësi digjitale dhe punë online.

Përfituan 135 gra nga Prishtina dhe Gjilani.

Trajnimet u mbajten Online dhe me prani fizike.

Trajnimi kishte 1,670 aplikime, 250 gra të testuara, 135 të trajnuara.

35 gra fituan 2,511€ përmes platformave online.

U bë rritja e pavarësisë financiare dhe mundësive të punësimit për gratë në Kosovë, duke krijuar një model të suksesshëm për integrimin e tyre në tregun digjital.

135+

Gra të trajnuara nga

Prishtina ,Gjilani.

1670+

aplikime, 250 gra u testuan

dhe 135 u trajnuan

35+

Fituan 2,511€ përmes

platformave online.

Projektet e Cacttus Education

Apliko Tani!

Përgjigjju pyetjeve të mëposhtme dhe ekspertët tanë të karrierës do ju kontaktojnë.

Karriera