fbpx

World Bank vizituan vajzat e projektit WOW në Prishtinë

Një delegacion nga World Bank vizitoi sot vajzat pjesëmarrëse në projektin WOW në komunën e Prishtinës. Gjatë vizitës ata u njoftuan përsëafërmi me punën e vajzave dhe të arriturat e tyre deri më tani.

Projekti WOW3 që financohet nga USAID, EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, dhe Community Development Fund (CDF), synon të përgatisë vajzat pjesëmarrëse, për tregun e punës, kryesisht atë ndërkombëtar. Ky trajnim si pjesë kryesore ka zhvillimin e njohurive në fushën e Dizajnit Grafik dhe Front-End, dhe familjarizimin e vajzave me platforma që ju mundësojnë të gjejnë punë të cilën mund ta kryejnë nga distanca.

Faza e tretë e programit është duke u implementuar sukseshëm nga Cacttus dhe OJQ Ks-Kosova. Të përfshira në program janë 50 vajza në komunën e Prishtinës dhe 85 vajza në komunën e Gjilanit. Pas përfundimit të trajnimit, pritet që 135 freelancere të reja t’i shtohen tregut online të punës.

Vajzat pjesëmarrëse në WOW3 tashmë kanë filluar të punojnë si freelancers, duke fituar kontrata pune nga vende të ndryshme, përfshirë këtu Evropën dhe Amerikën. Pritet që deri në përfundim të programit, secila nga pjesëmarrëset në program të ketë fituar të paktën nga një kontratë pune.

 

 

Comments are closed.