fbpx

Vazhdon sesioni i radhës për “Open Days”

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education gjatë ditëve të hapura mirëpret të interesuarit për të studiuar në fushën e IT-së. Me datën 13 Prill, që nga mëngjesi do të keni mundësinë ta vizitoni Cacttus Education dhe të njoftoheni përsëafërmi me drejtimet e studimit, stafin, bursat dhe mundësitë për studim të cilat i ofron Cacttus Education.

Dita e hapur është një mundësi shumë e mirë për ju që të njoftoheni me stafin e Cacttus Education, të diskutoni për projektet të cilat angazhohen studentët, mundësitë për tu kyçur në punë praktike, bursa për studentë meritorë dhe shumë informata të tjera të cilat do të shpalosen vetëm gjatë kësaj ditë.

Ndër tjerash, Cacttus Education është shkollë e lartë profesionale që ofron programe dy vjeçare për studim: “Zhvillim i Ueb dhe Aplikacioneve Mobile” dhe “Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve Kompjuterike”. Gjithashtu, Cacttus Education oforon trajnimet profesionale dhe certifikimet industriale që i përkasin fushës së IT-së, ku mund të certifikoheni në Microsoft, Cisco, Oracle, Symantec, CompTIA, Linux, Adobe, IBM etj.

Mos e humbisni këtë ditë. Bëhuni pjesë e së ardhmes. Përgatituni për tregun botëror të punës, studioni në Cacttus Education.

Comments are closed.