fbpx

Valon Fejzullahu, student në Cacttus Education synon të zhvillojë karrierë në fushën e programimit

Valon Fejzullahu është  student i vitit të dytë në Cacttus Education nё drejtimin “ Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile”. Si njёri ndёr studentёt mё tё dalluar Valoni shprehet qё gjithmonë ka qenë i interesuar në ‘problem solving’ dhe mundësinë për të krijuar produkte që mund të përdoren nga të gjithë.

Megjithatë, ndёr arsyet kryesore se pse Valoni ёshtё pёrcaktuar qё tё studioj nё drejtimin “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” ёshtё se kёrkesat pёr kёtё profesion janё shumё tё mёdha dhe ka mё shumё pёrspektivё nё tё ardhmen.

Për studimet e tij në Cacttus Education Valoni tregon:

“Ajo që unë besoj se e bën Cacttus Education të veҁantë janë metodat bashkëkohore edukative të cilat përdoren këtu. Unë personalisht e kam pasur të lehtë përshtatjen në Cacttus Education. Grupet e studentëve janë të vogla andaj ka më shumë bashkëpunime dhe  marrin më shumë informacione që rezulton kyqjen më lehtë në fushën e programimit.

Cacttus Education i jep rёndёsi kërkesave tё studentëve në mënyrë që studentëve të vet të ju ofrojë një edukim me cilësi sa më të lartë.

Për studentët e rinjë këshilla ime e vetme është që kudo që studiojnë, qoftë në Cacttus Education apo diku tjetër, të punojnë më shumë se sa një student mesatar dhe të i japin vetes një avantazh për tregun e punës.”

Për të ardhmen Valoni planifikon të merret me programim duke qenë në një hap me zhvillimet e reja në teknologji.

Comments are closed.