fbpx

Studentët e Cacttus Education vizituan kompanin TIVE

Studentët e #CacttusEducation sot vizituan kompaninë #TIVE, e cila realizon gjurmimin e dërgesave në kohë reale përmes pajisjeve gjurmuese si dhe softuerit cloud-based.

Gjatë kësaj vizite ata patën mundësinë të bisedonin me themeluesin e kësaj kompanie, Krenar Komoni, rreth dizajnimit të çipave dhe zhvillimit të biznesit.

Përmes BitWave Conductor, ai zhvilloi radion e parë 2G+3G+LTE në një çip të vetëm të këtij lloji në botë.

Studentët mbetën të entuziazmuar dhe të motivuar nga Tive dhe nga biseda me ekipin, e që ishte edhe qëllimi më i madh që mund të shpresonim.

Comments are closed.