fbpx

Pse të studioni në fushën e teknologjisë

Për maturantët që janë në përfundim të shkollës së mesme, tani është faza ku duhet të zgjedhin profesionin e tyre. Çka të studiojnë në të ardhmen, që më vonë ta zhvillojnë karrierën në atë fushë.

Ndoshta disa prej jush e keni menduar të studioni në IT, por jeni ende duke e shqyrtuar si mundësi. Që t’ua bëjmë më të lehtë këtë vendim, kemi përgatitur një listë me arsyet pse ia vlenë të studioni në fushë e teknologjisë:

  • Teknologjia është e përfshirë në secilin aspekt të jetës sonë.
  • Mundësitë e punësimit janë të shumta
  • Me profesionet e fushës së teknologjisë mund të punoni në secilën industri, nga ekonomia, e deri tek artet
  • Puna juaj ka ndikim të drejtëpërdrejtë në fushën ku do të punoni
  • Mund të krijoni shpikje/programe inovative
  • Përmes projekteve të ndryshme mund të shprehni kreativitetin tuaj
  • Fusha e teknologjisë vazhdimisht sjell risi dhe inovacione

Duhet të keni parasysh, që teknologjia përpos programimit ofron edhe shumë mundësi të tjera. Prandaj është e rëndësishmë që të hulumtoni sa më shumë, nëse vendosni të studioni këtë fushë.

Përmes Qendrës së Karrierës në Cacttus Education ne ju ofrojmë studentëve tanë këshillim të vazhdueshëm për karrierën e tyre gjatë studimeve si dhe i njoftojmë me mundësi të ndryshme për tu kyqur në punë dhe praktikë.

Mëso më shumë se si mund të bëhesh student në Cacttus Education.

Comments are closed.