fbpx

Pse të studioni në Cacttus Education?

Cacttus Education ka për qëllim edukimin dhe punësimin e studentëve në një kohë sa më të shkurtër.

Edukimi profesional në Cacttus Education:

  • ofron programe të zhvilluara sipas kërkesave të tregut të punës,
  • ka shumë më shumë punë praktike gjatë mësimit,
  • mësimi mbahet në klasa dhe laboratore me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe
  • udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe aktualisht punojnë në këtë lëmi.

Studentët që studiojnë në Cacttus Education, përpos diplomës, mund të marrin edhe certifikime industriale që njihen ndërkombëtarisht, si ato nga Cisco apo Microsoft.

Cacttus Education ofron studime në dy drejtimet më të kërkuara:

Studimet në Cacttus Education janë të ndërlidhura me punësimin dhe përgatitjen për tregun e punës. Ndër studentët që kanë përfituar nga sistemi unik i studimeve në Cacttus Education është edhe Shaqir Maliqi. Shaqiri tregon:

Arsyeja pse kam zgjedhur drejtimin “Administrimi i rrjetave dhe sistemeve” është sepse në treg ka më pak konkurencë dhe shumë kërkesa për punë. Tash unë kam diplomuar në Cacttus Education, por çfarë është më e rëndësishmja krahas studimeve kam pasuruar CV-në time me përvoja të reja pune në profesionin tim.

Ariana Arifaj studente në drejtimin “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” është njëra ndër përfitesit e bursës për studim në Cacttus Education. Ariana tregon:

Mua më ka pëlqyer kodimi gjithmonë. Cacttus Education ka qenë zgjidhja ime e duhur, sepse kam arritur t’i mësoj të gjitha gjërat që gjithmonë i kam dashur. Në Cacttus Education është unike mundësia për punësim, praktika si dhe afërsia që ne si studentë e kemi me ligjëruesit.

Suksesi i studentëve poashtu është meritë e stafit profesional të angazhuar në Cacttus Education. Ndër ligjëruesit në Cacttus Education është edhe Luan Gashi. Ai tregon:

Nisur nga përvoja ime si dhe kërkesat e tregut brenda dhe jashtë vendit, Cacttus Education është i vetmi institucion arsimor i cili si tërësi ofron programin në përgatitjen e studentëve për zënien në mënyrë meritore të një vendi pune. Këtu, studentët marrin njohuri nga të gjitha fushat të cilat i duhen një profesioni të përzgjedhur.

Cacttus Education po vazhdon me regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2019/2020. Apliko këtu!

Comments are closed.