fbpx

Për punë në Apple, Google dhe Netflix nuk kërkohet diploma universitare

Studentët mendojnë se për të punuar në kompani si Apple Google apo Netflix të duhet patjetër diploma universitare. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Biznismenë të shquar si Barbara Humpton dhe Tim Cook kanë nxjerrur pyetjen se a duhet domosdoshmërisht një diplomë për t’u punësuar. Cook ka cekur se në vitin e fundit, gjysma e të punësuarve në Apple nuk posedojnë diplomë universitare. Cook argumenton se shumë kolegje nuk ju mësojnë studentëve shkathtësi si kodimi, që kërkohen nga tregu i punës.

Kompani të njohura si Google dhe Apple janë duke punësuar punonjës që kanë shkathtësitë e duhura për të punuar, me ose pa diplomë. Sipas listës today’s hottest companies to work  nga LinkedIn, për profesione të fushës së teknologjisë kompanitë punësojnë duke u bazuar më shumë në shkathtësi, sesa në diplomë.

Artikull i përshtatur nga: https://www.businessinsider.com/

Comments are closed.