fbpx

Teknologjia ‘blockchain’ dhe ndikimi i saj në tregun kosovar

Ndryshime dramatike në teknologji po ndodhin rreth nesh me shpejtësi drite, duke filluar prej robotëve inteligjentë, veturave vetë-ngasëse, modifikimit gjenetik, deri tek printimi 3 Dimensional (3D). Teknologjia po e transformon mënyrën se si ne jetojmë, punojmë dhe lidhemi me njëri tjetrin, dhe gjatë rrugës po prek të gjitha industritë dhe ekonomitë, madje edhe po e sfidon konceptin se ç’do të thotë të jesh njeri.

Ndër këto teknologji që po e ndryshojnë botën është edhe teknologjia ‘blockchain’. Por çka realisht është teknologjia ‘blockchain’?

Teknologjia ‘blockchain’ në thelb është një rrjet kompjuterësh që duhet të aprovojë të gjitha transaksionet, para se ato të verifikohen dhe dokumentohen. Duke përdorur kriptografinë (inkriptimin e të dhënave) për t’i mbajtur transaksionet e sigurta, kjo teknologji ju siguron një libër llogarishë të decentralizuar dhe të digjitalizuar. Tash, blockchain mund të funksionojë si autoritet i besuar secilit lloj të transaksioneve, përfshirë këtu edhe transaksione të valutave siç janë paratë, të mirat materiale dhe pronën. Si rrjedhojë, mashtrimet financiare do të reduktohen, dhe secili transaksion to të dokumentohet dhe shpërndahet në një libër publik llogarish, në të cilin do të ketë qasje çdokush që është i lidhur me internet.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj teknologjie dhe nevojën për njohuri më të thella lidhur me të, Cacttus Education ka organizuar diskutimin e hapur ku u bisedua rreth teknologjisë ‘blockchain’ dhe monedhave elektronike si Bitcoin dhe Ether në tregun kosovar. Ndër panelistë ishin: Ejup Qerimi – Konsulent dhe ish-Drejtor i PTK-së, Ermal Sadiku – Konsulent, Dite Gashi – Ndërmarrës dhe Zbatues i Teknologjisë Blockchain dhe Shpend Nura – Konsulent i Sistemeve Bankare.

Ejup Qerimi lidhur me ekonominë digjitale tha se

“në botën digjitale është duke u zhvilluar një ekonomi. Ekonomia e “kriptovalutave” është një segment i ekonomisë së botës digjitale që quhet ‘kriptoekonomi’ dhe bazohet në teknologjinë e cila quhet ‘distribuitive ledger technology’.”

Ermal Sadiku për bitcoin, tregoi se

“mining është dhënia e një pasjeje si ‘ASICs (Application Specific Integrated Circuits).’ me qera”.

Dite Gashi tregoi më shumë lidhur me lehtësimet që teknologjia ‘blockchain’ do t’i sjellë. Ai, ndër të tjera tha se

“nëse dy palë besojnë në një protokol që ju ndihmon të komunikojnë, që në këtë rast është ‘blockchain’, atëherë kjo ju mundëson këtyre dy palëve të kryejnë biznes, transaksione etj. pa nevojën për një ndërmjetësues”.

Një perspektivë tjetër mbi temën e ofroi edhe Shpend Nura që tregoi se

“Shënimet e klientit që deri tani janë menaxhuar vetëm nga bankat nuk do të jenë më vetëm pronë e bankës, por (me pajtimin e klientit) bankat do të obligohen që ato shënime t’ua bëjnë të hapura edhe kompanive që nuk janë në sistemin bankar.”

Ndonëse teknologjia ‘blockchain’ nuk është akoma e përhapur shumë në tregun kosovar, numri i të interesuarve për këtë teknologji është mjaft i madh. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i pjesëmarrësve në këtë diskutim publik. Për pjesëmarrësit poashtu u kujdes edhe sponzori i eventit, FRUTOMANIA, që ndër të tjera solli edhe pije për ta.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni diskutimin dhe të mësoni më shumë rreth teknologjisë ‘blockchain’.

 

Comments are closed.