fbpx

Teknologjia ‘blockchain’ dhe monedhat elektronike në tregun kosovar

Nëse jeni kureshtarë ta dini se çka është në fakt ‘blockchain’, apo si funksionon, atëherë nuk jeni të vetëm. Kjo teknologji po konsiderohet si revolucionare nga shumë profesionistë të teknologjisë. Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se nuk ka të bëjë vetëm me bitcoin. Bitcoin, që më mirë njihet si “paraja e së ardhmes”, është kripto-monedha e parë digjitale e suksesshme, me sistem të decentralizuar, që ka nisur të pushtojë tregun botëror. Ndonëse kjo teknologji njihet si teknologjia prapa ‘bitcoin’ ‘Blockchain’ ka edhe shumë përdorime të tjera.

Wall Street përdorë teknologjinë ‘blockchain’ për të thjeshtësuar mënyrën se si i procesojnë transaksionet. Mund të mos tingëllojë si shumë atraktive, por nëse funksionon, mund të eliminojë punët administrative dhe shpenzimet. Prandaj ia vlen t’i kushtojmë vëmendje kësaj teknologjie.

Cacttus Education organizon diskutimin publik pikërisht për të ju njoftuar më shumë me teknologjinë ‘Blockchain’ e cila po revolucionarizon botën e transaksioneve monetare. Pashtu gjatë diskutimit do të bisedohet më gjerësisht rreth monedhave digjitale si ‘Bitcoin’ dhe ‘Eather’, përdorimin dhe të ardhmen e tyre.

Nëse planifikoni të merrni pjesë në këtë diskutim, ju ftojmë që gjithashtu ta paraqitni pjesmarrjen tuaj në eventin e krijuar në Facebook: https://www.facebook.com/events/823176751172820/

Comments are closed.