fbpx

Studentë të vitit të parë në Cacttus Education zhvillojnë platformën për paisje mobile “MobiShop Kosova”

Studentët e vitit të parë në Cacttus Education kanë zhvilluar platformën për paisje mobile MobiShop Kosova. Kjo platformë është krijuar në kuadër të lëndës Bazat e Web-it dhe Medias Mobile, të semestrit të parë. Projekti është realizuar nga studentët Valmir HaxholliAlbin Ajeti dhe Arber Basha.

Lidhur me atë si si ka filluar krijimi i një projekti të tillë, na tregon më shumë Arbëri:

Këtë ide e kemi nisë fillimisht këtu në Cacttus Education, bashkë me shokët e mi. Pasi që profesori na e ka caktuar si detyrë krijimin e projektit përfundimtar, kemi menduar se çka mund të krijojmë në kuadër të projektit, diçka që mund ta vazhdojmë në të ardhmen edhe ta zhvillojmë më tutje projektin. Ia kemi filluar me një ide të thjeshtë dhe e kemi krijuar njëherë uebfaqen, pastaj kemi vazhdu tu e specifiku më shum projektin, duke u bazu n’atë se çka po i mungon ma shumë tregut.

Gjatë krijimit të projektit, studentët janë fokusuar poashtu tek përdoruesi dhe tek lehtësimi në qasjen dhe përdorimin e platformës. Poashtu platforma synon që ta lehtësojë qasjen në shërbimet e blerjes dhe servisimit të telefonave mobil.

Valmiri tregon:

Jemi mundu që fillimisht me bo diçka sa ma thjeshtë për çdo user që e përdorë faqen. Kështu që kemi fillu dalngadalë fillimisht me frontend-in, që ka qenë një punë më e lehtë. Përkatësisht, kjo platformë më shumë është online, dhe parashihet që çdokush mundet me hy edhe me porositë telefona, ose me gjetë shërbime për servisim, krejtësisht në mënyrë të sigurtë. Poashtu jemi marrë edhe me abonime të ndryshme, edhe me telefona të ri që vijnë në treg. Për çdo telefon i cili hyn në treg, automatikisht specifikacionet e telefonit barten në uebfaqen tonë në mënyrë online. Kemi mendu me e përfshi edhe një lloj forumi (embeded), që ka me i mbledhë të gjithë ata konsumatorë dhe përdorues të cilët kanë dëshirë me folë për teknologjinë e sidomos për telefona në përgjithësi.

Kur pyeten për gjuhët programuese që janë përdoror për krijimin e platformës, Albini thotë:

Për platformën të cilën e kemi bërë ne, kemi përdorë CSS, HTML, PHP, JavaScript e JQuery. Më së shumti kemi përdorë CSS për shkak se kemi dashur që të ketë pamje sa ma të bukur programi ose uebfaqja. Dhe kemi përdorur më së shumti edhe JQuery që uebfaqja të jetë sa më ‘responsive’ në secilën paisje prej ku qasen përdoruesit, dhe të jetë sa më e lehtë për konsumatorin për ta përdorë uebfaqen.

Valmiri, Albini e Arbëri janë vetëm në vitin e parë të studimeve në drejtimin e “Zhvillimit të ueb-it dhe aplikacioneve mobile”, por talenti dhe përkushtimi i tyre për të krijuar programe cilësore dhe që gjejnë përdorim tek konsumatorët është i madh. Krijimi i kësaj platforme është vetëm fillimi i një karriere të sukseshme në fushën e zhvillimit të ueb-it dhe në të ardhmen pritet që këta studentë të vazhdojnë të krijojnë edhe platforma e aplikacione të reja që e lehtësojnë jetën e përdoruesve në Kosovë dhe më gjerë.

Comments are closed.