fbpx

Storje e Suksesit në WOW 3- Valentina Halimi

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca. Ky projekt është duke u implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe financohet përmes  Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.

Përpos në komunën e Prishtinës, Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova është duke bërë implementimin e projektit WOW edhe për vajzat e komunës së Gjilanit, të cilat poashtu janë duke treguar rezultate të mira. Njëra ndër ato vajza është edhe Valentina Halimi, që ka qenë ndër vajzat e para që ka gjetur punë përmes Upwork.

Ky është tregimi i saj:

Jam Valentina Halimi nga Gjilani. Jam në përfundim të studimeve bachelor në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë.Gjatë shkollimit, përpos provimeve, jam munduar gjithmonë të gjej punë dhe të jem e pavarur. Kam punuar në punë të ndryshme, për shkak se më pëlqejnë sfidat dhe adaptohem shumë shpejt me ambiente të reja pune. Madje kam hapur një biznes personal për një vit, mirëpo për shkak të kushteve financiare është dashur ta mbyll. Deri tani kam qenë pa punë, duke aplikuar vazhdimisht në konkurse të ndryshme. Por kjo ndryshoi kur fillova ta ndjeki trajnimin në WOW.

Gjithmonë e kam dashur punën online dhe kam berë kërkime të shumta për njohjen e punës online.

WOW3 ma mundësoi që të jem pjesë e ketij projekti shumë të qëlluar që ka për qëllim inkurajimin e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë. Kam arritur të mesoj shumë gjatë këtij trajnimi.

Kam aplikuar ne disa vende pune në Upwork dhe puna e parë që kam fituar ka qenë nga ‘United Kingdom’, ku kam pasur ta bëj dizajnimin e një posteri. Ka qenë një ndjenjë shumë e veçantë kur e kam fituar punën e parë. Kam pranuar 3 ftesa për intervistë për fillimin e disa punëve për dizajn grafik, por ende nuk kemi caktuar një kontratë. Do ta shfrytëzoj sa më mirë këtë mundësi.

Comments are closed.