fbpx

Storje e Suksesit në WOW 3- Amire Islami

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca. Ky projekt është duke u implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe financohet përmes  Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.

Përpos në komunën e Prishtinës, Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova është duke bërë implementimin e projektit WOW edhe për vajzat e komunës së Gjilanit. Ndër vajzat e suksesshme të komunës së Gjilanit që po tregon rezultate mjaft të mira sa i përket punës online është edhe Amire Islami, e cila ka lidhur 2 kontrata pune deri tani përmes Upwork.

Ky është tregimi i saj:

“Njohja dhe vlerësimi i vetvëtes, përcaktimi i qëllimeve dhe planifikimi i ndihmës krijojnë themele të rëndësishme, por kërkohet veprim për të realizuar ëndrrat tuaja.”

Jam Amire Islami, jetoj në Gjilan. Studioj në Shkencat Kompjuterike, në Universitetin ‘Kadri Zeka’ ne Gjilan. Më pëlqen përdorimi i kompjuterit gjatë kohës sime të lirë e prej së cilës marrë njohuri të mira në shumë fusha. Përdorimi i kompjuterit  luan rol shumë të rëndësishme në jetën tonë. Përfitojmë shumë nëse përdoret në mënyrë të drejtë. Ai na mban në përditësim rreth të gjitha lajmeve dhe ngjarjeve që shkojnë në mbarë botën e duke pasur njohuri për ngjarjet është bërë domosdoshmëri e shoqërisë moderne për shkak të nivelit të lartë të konkurrencës.

Si një përdoruese e rregullt e kompjuterit e kam hasur shumë shpesh Upwork platformën e punësimit online por asnjehere nuk arrija të gjeja një mënyre të mirë dhe të sigurt për tu qasur. Dhe  kjo fatmiresisht nuk zgjati për shumë kohe, jo përderisa pash në nje lajmërim në facebook për trajnimin WOW dhe të mirat përfituese nga ajo. Dëshira e madhe dhe kënaqesia që gjeta teksa lexoja në detaje rreth trajnimi WOW u rritën edhe më shumë kur mora lajmin se isha e përzgjedhur për tu bëre pjesë në një thesar të pashterrshëm interneti.

E vendosur të bëj gjërat në mënyrë të pavarur për veten time, në kushtet e mia dhe në ritmin tim ishin arsyeja kryesore që unë po punoja me tëre përkushtim gjatë ligjeratave të trajnimit WOW, e prej së cilës unë po arrij realizimin e ëndrrave të mia personale. Kontrata për punën time të parë ishte dicka që unë i kisha dhënë shumë rëndësi, fakti që kishte të bënte me fushën time të studimeve e bënte më unike dhe më tërheqëse. Ajo kishte të bënte me dizajnimin e mbishkrimeve në rroba, përkatësisht në bluza, e të cilën e punoja me shumë zell e kënaqesi. Dhe nga rezultati i kësaj pune, klienti në fjalë më ofroi edhe kontratën e dytë.

Deri më tani unë vazhdoj të jem ende e motivuar për punët e mia të ardhshme në Upwork, dhe e nxitur për suksesin e ardhshëm. Por në këtë padyshim që unë do të vlersoja shumë punën e trajnereve të cilët me profesionalizimin e tyre na kanë shtyrë të ecim përpara dhe të jemi të suksesshëm në gjërat të cilat i bëjme vetem në mënyre të pavarur dhe për vetën tonë dhe jo të presim që të tjerët të bëjne gjëra për ne.

Një nga arsyet kryesore që njerëzit nuk i përcaktojnë pritjet e mëdha është frika e dështimit ….

Filloni duke pasur qëllime të arritshme që nuk janë afatgjata. Zhvilloni pikësynime afatëgjata dhe të arritshme që sjellin sukses. Ndërtoni në çdo sukses dhe bëni çdo qëllim pak më të lartë. Mendoni për këtë si një kërcim metaforik të lartë. Ju nuk mund ta vendosni shiritin shumë të lartë në fillim ose thjesht vendosni veten për dështim.

Comments are closed.