fbpx

Pse duhet ta vizitoni Cacttus Education gjatë Panairit të Edukimit 2017?

Cacttus Education do të jetë pjesë e edicionit të 11 të Panairit të Edukimit, që fillon nga data 20 Prill 2017. Gjatë Panairit të Edukimit ju do të keni mundësi të diskutoni dhe njoftoheni më detajisht lidhur me programet për studim profesional, bursat dhe ndihmesën financiare që Cacttus Education ofron për studentët e vet.

Cacttus Education është shkollë e lartë profesionale për teknologji informative dhe aktualisht ofron programe për përgatitje profesionale dyvjeçare në: “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve” dhe “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile”. Këto dy drejtime janë ndër më të kërkuarat në fushën e teknologjisë prandaj edhe kërkesat për punësim në këto fusha janë të mëdha. Gjatë programit ju do të keni mundësi të mësoni me literaturë bashkëkohore dhe t’i zbatoni mësimet tuaja në praktikë përmes projekteve konkrete. Përmes këtyre programeve Cacttus Education ju përgatitë për tregun vendorë dhe ndërkombëtar të punës, duke ofruar certifikime industriale që njihen në të gjithë botën.

Cacttus Education ka menduar edhe për fëmijët që dëshirojnë të mësojnë gjuhët digjitale dhe të bëhen programerë të rinj. Për këtë ka krijuar edhe programin CacttuKids. Programi CacttuKids synon që përmes kodimit dhe krijimit të lojërave tërheqëse t’i mësojë fëmijët se si të mendojnë dhe shohin në mënyrë logjike, ta zhvillojnë mendimin kritik dhe shprehjeve zhvilluese – gjë që nevojitet në çdo fushë të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Nëpërmjet programeve gjithëpërfshirëse, fëmijët do të përjetojnë ndryshimin të cilin e sjell kodimi në zhvillimin e të menduarit, në zgjidhjen kreative të vështirësive të përditshme dhe të arsyetimit kritik.

Gjatë panairit mund të njoftoheni edhe për trajnime profesionale të tjera që Cacttus Education i ofron. Këto trajnime i përkasin fushës së IT-së, ku mund të certifikoheni në Microsoft, Cisco, Oracle, Symantec, CompTIA, Linux, Adobe, IBM etj. Testimet në Cacttus mbahen nga qendra e testimit Pearson VUE dhe qendra e testimit Prometric.

Bëhuni pjesë e aktiviteteve gjatë panairit të edukimit, ku përpos që do të njoftoheni nga afër me programet e Cacttus Education, ju do të keni mundësi të shpërbleheni me dhuratë. Ejani dhe informohuni më shumë për programet dhe trajnimet që ju përgatisin për tregun e punës, jo vetëm atë vendor por edhe atë ndërkombëtar, duke ju përgatitur për standardet më të larta të punës.

Comments are closed.