fbpx

Prej nga tё fillojmё tё mёsojmё programimin

Ka shumё tё rinjё tё cilёt dёshirojnё tё fillojnё karrierёn nё fushёn e teknologjisё së informacionit. Ekziston njё numёr i madh i arsyeve se pse tё mёsojmё programimin: teknologjia e informacionit ёshtё fusha mё me pёrspektivё kohёve tё fundit, zhvilluesit e aplikacioneve punojnё nё mjedise ideale dhe pagat e tyre janё mё tё larta se sa mesatarja etj.

Ku tё mёsoni programimin?
Tё gjithё ata tё cilёt dёshirojnё tё hyjnё nё botёn e IT-sё, ballafaqohen me pasigurinё rreth asaj se nё cilin vend tё fillojnё tё mёsojnё programimin. Para se tё vendosni t’i hyni botёs sё programimit, ju duhet tё definoni se cilat janё dёshirat tuaja dhe çka prisni prej programimit. Nёse nuk planifikoni tё jeni serioz nё lidhje me programimin, por ёshtё njё punё rastёsore ose kalimtare, mund tё pёrqёndroheni mё shumё nё kurset qё ofrohen falas, tё cilat mund tё i gjeni online. Megjithatё, nёse dёshironi qё seriozisht tё kyҁeni nё kёtё fushё, do tё ju duhen njohuri themelore dhe sistematike.

Gjuhët programuese më të rëndësishmet për fillestarët:
Asnjeherë nuk bën zgjidhje të gabuar në zgjedhjen e ndonjë gjuhe programuese sepse të gjitha janë të dobishme në mënyrën e tyre. Mirëpo janë disa gjuhë programuese të cilat konsiderohen si më adekuate, më të thjeshta dhe më gjithpërfshirëse për ata të cilët janë fillestarë. Gjithashtu, zgjedhja e një gjuhe programuese varet më shumë se çfarë drejtimi dëshironi t’i jepni karrierës suaj. Më poshtë mund të gjeni disa gjuhë programuese që ua sugjerojmë nëse keni vendosur të hyni në botën e programimit.

PHP
PHP konsiderohet si gjuha programuese më e njohura për fillestarët në veçanti, dhe gjithashtu njihet edhe si gjuha më e përhapur dhe më e dobishmja e programimit në përgjithësi. PHP karakterizohet për nga fleksibiliteti dhe mbi të gjitha, thjeshtësia e perdorimit të kësaj gjuhe programuese. Gjithashtu konsiderohet si një zgjidhje e pazëvendësueshme kur bëhet fjalë për krijimin e të gjitha llojeve të aplikacioneve dhe përmbajtjeve në Internet.

Rëndësia dhe popullariteti i kesaj gjuhe programuese shikohet më së miri nëpërmjet numrit të faqeve dhe portaleve më të njohura, të tilla si: Facebook, Wikipedia, Yahoo!, Flickr dhe shumë e shumë të tjera.

JAVA 
Tregu për aplikacionet mobile është në një rritje të vazhdueshme. Gjuha programuese JAVA konsiderohet si mjet i domosdoshëm për krijimin e aplikacioneve për celularë dhe tabletë, që përdorin systemin operativ Android. Platformat JAVA kanë përdorim të gjerë në programim dhe në zgjidhjet e softuerëve të aplikuar – prej pajisjeve të thjeshta digjitale, aplikacioneve të muzikës dhe pajisjeve mobile në servera të avancuar të ueb-it dhe në aplikacionet më komplekse të bizneseve.

Kjo gjuhë programuese e orientuar në objekte është gjuha ideale për ata të cilët dëshirojnë të gjejnë një punë më të qëndrueshme dhe me pagë më të lartë.

JavaScript
Nëse së pari jeni të interesuar për dizajnimin e ueb-faqeve, p.sh. për të shkruar kode që në mënyrë direkte lidhen me përdoruesit, ju sugjerojmë të orientoheni drejt mësimit të gjuhës programuese JavaScript.

Kjo gjuhë programuese kohëve të fundit po konsiderohet si mjeti më i fuqishëm për të krijuar funksionalitetin dhe interaktivitetin që vizitorët hasin në ueb faqen tonë. Kjo do të thotë që me JavaScript ju do të jeni në gjendje të krijoni një identitet vizual të uebfaqes, të gjitha elementet dinamike dhe ndërfaqen e përdoruesit në përgjithësi.

HTML and CSS
Këto dy gjuhë programuese shkojnë gjithmonë bashkarisht dhe konsiderohen si bazë kryesore për kryerjen e çdo pune në krijimin e uebfaqeve. Në paketën e mësipërme të përmendur të JavaScript-it, ato përmbajnë një etnitet të plotë kur është fjala te dizajnimi i uebfaqes.

HTML dhe CSS nuk janë gjuhë programuese në thelb, por janë më shumë gjuhë përshkruese dhe formatuese. Funksioni i tyre është të definojnë pamjen e një faqe interneti (CSS) dhe pjesën tekstuale (HTML).

Vendi ideal për fillestarët në Programim
Cacttus Education ёshtё vendi mё i sigurt pёr cilindo qё dёshiron tё marrё pjesё nё sfidat e programimit. Ekipi i ligjëruesve dhe trajnerëve me experiencё tё gjatё nё kёtё fushё ju përgatisin me shkathtësitë e domosdoshme për krijimin e aplikacioneve mobile, ueb aplikacione dhe ueb faqeve. Përmes përgatitjes në kёtё institucion arsimor, ju do të fitoni njohuritë e nevojshme për të filluar një karrierë në programim që të bëheni një ekspert i shumë paguar.

Artikull i përshtatur nga www.b92.net
Comments are closed.