fbpx

Përfundon me sukses KEDS Kids Academy, implementuar nga Cacttus Education

Cacttus, si një ndër institucionet më me përvojë në vend për teknologji informative vazhdon me organzimin e trajnimeve edukativo-arsimore ku kësaj radhe ka përfunduar me sukses ‘Keds Kids Academy’ projekt i implementuar nga Cacttus Education.

Në kuadër të këtij organizimi është bërë trajnimi i rreth 150 fëmijëve të punëtorëve të KEDS, të Distriktit të Prishtinës, për elektrikë dhe robotikë.

Ky projekt ka qenë një program dy javorë edukimi, për fëmijët e moshës 7 deri në 10 vjeç. Përmes këtij organizimi edukativo-arsimor të implementuar nga Cacttus Education, synohet përgatitja dhe orientimi i fëmijëve për të ardhmen nëse ata duan të studiojnë për teknologji informative dhe elektrike. Ndërsa ky trajnim ka shërbyer për krijimin e një baze të mirë dhe njohurive fillestare të mjaftueshme për këtë fushë.

Comments are closed.