fbpx

Përfundon kursi veror, certifikohen fëmijët në CacttuKids

Kursi për kodim CacttuKids ka përmbyllur dje kurset verore, për të filluar me programet e reja në shtator të këtij viti. Në kurset verore të kodimit, të cilat u mbajtën në korrik dhe gusht, fëmijët dhe adoleshentët patën rastin që të mësojnë një modul në një muaj! Këtë verë, shumë prej tyre vendosën të fillojnë diçka të re, duke hyrë në fushën e teknologjisë, përkatësisht të programimit. Fëmijët, gjatë kësaj vere në CacttuKids përfunduan modulin Creative Coding through Games and Apps I, i cili modul do të vazhdojë edhe si kurs i rregullt nga shtatori, bashkë me kurse të tjera të reja.

Dje me rastin e përfundimit të grupit të fundit për këtë verë, fëmijët na befasuan me projektet e tyre të cilat i prezantuan para trajnerës, stafit dhe prindërve. Të gjithë nga ta erdhën me ide të veçanta, duke shfaqur edhe shkathtësi në prezantim para të tjerëve.

Për një muaj, këta fëmijë mësuan se çka është kodimi, si t’i kombinojnë kodet mes vete, si t’i vënë në lëvizje objektet, si të vendosin shpejtësinë dhe në fund si të krijojnë vet lojën e tyre të preferuar. Të gjithë fëmijët kishin zhvilluar idetë e tyre të ndryshme që i kishin ndërtuar përgjatë kursit në kokat e tyre. Orë pas ore, idetë kanë evoluar duke zhvilluar imagjinatën dhe duke mësuar se si t’i zgjedhin vështirësitë që u janë paraqitur gjatë kursit në kodim. Me ndihmën e trajneres së tyre, këta fëmijë ja dolën që të tejkalojnë sfidat që u paraqitën gjatë ndërtimit të lojës dhe të krijojnë produktet e tyre finale.

Pas një aventure të veçantë verore, CacttuKids fton të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e moshave 7 – 15 vjeç të regjistrohen në një tjetër eksperiencë, që do ju sjellë argëtim, edukim dhe gjëra të bukura për t’i shijuar.

Krijuesit e rinj kapin shanse më të mëdha! Bëhu një krijues i ri në CacttuKids, eksploro fushën e teknologjisë.

Comments are closed.