fbpx

Ndikimi pozitiv i videolojërave si Minecraft ndihmon fëmijët të mësojnë

Minecraft është një prej videolojërave të reja dhe të sugjeruara nga mësimdhënësit dhe prindërit. Konsiderohet përgjithësisht si një lojë mjaft edukative: Sikurse një grumbull i pafund i copëzave lego, por dallimi është që këto programohen. Minecraft është një mënyrë për të gdhendur brenda mendjes shkathtësitë matematikore, logjike dhe funksionimin e hapësirave multi dimensionale- shkathësi të cilat inkurajohen dhe pëlqehen nga edukatorët e fushës së shkencës dhe teknologjisë. Por përpos kësaj, Minecraft si lojë,i mëson fëmijët poashtu edhe diçka tjetër: shkrim dhe lexim.

Arsyeja kryesore qëndron në faktin se fëmijët janë shumë të motivuar nga lojërat kompjuterike. Ndonëse loja ka shumë fjalë të panjohura, fëmijët janë të përkushtuar shumë ndaj lojës dhe vazhdimisht mësojnë gjëra të reja. Kjo ndodh për shkak se fëmijët e kanë lojën mjaft për zemër, interesohen për të, prandaj fitojnë njohuri nga konteksti i detyrave dhe fjalëve.

Pasioni për lojën poashtu nxitë vullnetin për të shkruar. Fëmijët, që kontribojnë në faqe të lojërave dhe diskutimeve online, fitojnë shkathtësi në të shkruar. Ditëve të sotme të qenurit shkrimtar është në modë, dhe për më shumë ata fëmijë kanë një audiencë që kuptojnë temat për të cilën ata shkruajnë.

Ndonëse si shembull kemi marrë Minecraft, gati të gjitha lojërat e kanë këtë efekt. Mësimi kryesor qëndron në atë që John Dewey e ka thënë para gati një shekulli: “Për t’i nxitur fëmijët të shkruajnë e lexojnë, ua jepni një detyrë reale që e kanë për zemër.” E në ditët e sotme, ajo që fëmijët e kanë përzemër janë lojërat kompjuterike.

Ndër platformat përmes të cilave CacttuKids i mëson fëmijët programim është  edhe Minecaft. Kjo platformë, së bashku me Kodu Game Lab dhe Flashy Fishbots, u munëson studentëve tanë të mësojnë duke u argëtuar dhe duke kryer detyra reale që ata i kanë përzemër.

Comments are closed.